CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 08/04/2024 - 12/04/2024

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 17/04/2024

17 Prill, 2024
Analiza javore 17/04/2024 Kalendari Ekonomik

EUR/USD ra ndjeshëm javën e kaluar sepse normat e interesit të eurozonës mbetën në 4.5%. Kreu i BQE-së Lagarde sinjalizoi se normat e interesit mund të ulen në qershor.

GBP/USD gjithashtu përfundoi javën në nivele më të ulëta për shkak të të dhënave të inflacionit në SHBA që ishin më të larta sesa pritej. Rezerva Federale, e cila më parë parashikoi ulje të normave të interesit në qershor, tani priet të ulë normat në gjysmën e dytë të vitit.

USD/JPY arriti nivelin më të ulët në 34 vjet javën e kaluar sepse dollari u rimëkëmb në krahasim me valutat e tjera. Ministri japonez i financave, Suzuki, ishte zyrtari i fundit që deklaroi se vendi mund të ndërhyjë në tregje për të mbështetur vlerën e jenit.

Ari vazhdoi të rritet javën e kaluar sepse metali i çmuar regjistroi një seri tjetër të niveleve më të larta të të gjitha kohërave. Fokusi i tregut ishte në një sulm iranian ndaj Izraelit, sepse Irani kërcenoi gjithahstu me bllokimin potencial të ngushticës së Hormuzit për trafikun.

Indekset e aksioneve ranë sepse shpresat për një ulje të normës së interesit në qershor u zbehën. Çmimi i aksioneve të Apple-it u rrit pasi kompania njoftoi se një çip AI do të ndërtohet në iPhone 17, i cili do të nxirret në treg vitin e ardhshëm.

Çmimi i naftës regjistroi paqëndrueshmëri të lartë javën e kaluar sepse tregtarët prisnin me nervozizëm një rritje të re të tensionesh në Lindjen e Mesme. Çmimi ra deri në fund të ditës tregtare të premten për shkak të rritjes së rezervës amerikanë dhe një dollari më të fortë që ushtroi presion mbi naftën e papërpunuar..

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani