CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 17/01/2022 - 21/01/2022

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 19/01/2022

19 Janar, 2022
Analiza javore 19/01/2022 Kalendari Ekonomik

Euro u forcua në krahasim me dollarin e mbiblerë pasi pjesëmarrësit e tregut parashikuan perspektivë të politikës monetare mjaft agresive në SHBA. Megjithatë, rritja e rendimentit të obligacioneve qeveritare amerikane e mbështeti dollarin, i cili është në rënie.

Paundi britanik u ndryshua pak, por shfaqi paqëndrueshmëri të lartë. Rënia e numrit të infeksioneve me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar e mbështeti paundin, si dhe shkalla e papunësisë, e cila ra në 4.1% në nëntor.

USD/JPY ishte shumë i paqëndrueshëm, por ndryshoi pak. Banka e Japonisë theksoi vendosmërinë e saj për të mbajtur një politikë monetare ultra të lirshme, duke dëmtuar jenin të martën, ndërsa rendimenti më i lartë në SHBA shkaktoi rritje të çiftit valutor.

Çmimi i arit ndryshua pak, ende duke lëvizur mbi nivelin e 1,800 dollarësh. Inflacioni i lartë dhe shqetësimet për përhapjen e variantit Omicron e mbështesin në menyrë të vazhdueshme çmimin e metalit të verdhë, ndërkohë që kostoja oportune në lidhje me rritjen e rendimentit të obligacioneve vazhdoi të bëjë presion mbi arin.

Indekset e aksioneve amerikane ranë pasi u rritën pritjet se Rezerva Federale e SHBA-së do të rrisë normat e interesit 3 apo 4 herë këtë vit. Ndërkohë sezoni i fitimeve ka nisur, dhe kompanitë, duke përfshirë shumicën e bankave, publikuan rezultate pozitive në këtë fazë të hershme. Të enjten, Netflix-i do të raportojë rezultatet e tij për tremujorin e katërt.

Çmimi i naftës u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2014 pasi ndërprerjet e mundshme të furnizimit pas sulmeve të Houthi-ve në Emiratet e Bashkuara Arabe ndikuan në parashikim tashmë i keq të furnizimit. Nga ana gjeopolitike, rritet tensioni midis anëtarit i OPEC+, Rusisë, dhe Ukrainës. Përveç kësaj, disa vende të OPEC-ut po përpiqen të prodhojnë naftë në kapacitetet e tyre të dakorduara, për shkak të investimeve të pamjaftueshme dhe nevojës për mirëmbajtje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani