CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 09/05/2022 - 13/05/2022

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 11/05/2022

11 Maj, 2022
Analiza javore 11/05/2022 Kalendari Ekonomik

Euro u ndryshua pak në krahasim me dollarin. Bashkimi Evropian ende po shqyrton nëse dhe si të vendosë embargon ndaj importeve të naftës ruse, ndërsa paundi britanik vazhdoi të dobësohet. Takimi i Bankës së Anglisë nuk i ndihmoi paundit pasi banka qendrore e Mbretërisë së Bashkuar shfaqi një qendrim të paqartë lidhur me ekonominë britanike pas takimit për politikën monetare të enjten e kaluar.

Jeni japonez lëvizi rreth nivelit 130. Drejtori ekzekutiv i Bankës së Japonisë për politikën monetare, Shiniçi Uçida, tha se Banka e Japonisë duhet të vazhdojë të mbështesë ekonominë me lehtësimin e politikës monetare. Rendimenti i obligacioneve shtetërore 10-vjeçare të SHBA-së u rrit mbi 3%.

Kjo shkaktoi rënie të çmimit të arit, ndërsa kryetari Jerome Powell ofroi një lehtësim të përkohshëm pasi ai përjashtoi një ngritje të normave të interesit prej 75 pikësh bazë në qershor. Megjithatë, rritja e inflacionit në të gjithë botën siguron mbështetje të fortë për arin.

Javën e kaluar, të gjitha indekset kryesore të aksioneve të SHBA-së ranë. Sezonit të fitimeve po i vjen fundi, ndërsa Rezerva Federale e SHBA-së vendosi të rrisë normën e saj të interesit për gjysëm pike përqindje në rangun 0.75% -1%, në përputhje me pritshmëritë e tregut. Megjithatë, pjesëmarrësit e tregut po parashikojnë një politikë monetare më agresive deri në fund të këtij viti, duke shkaktuar rënie në tregun e aksioneve.

Çmimi i naftës ra javën e kaluar sepse bllokime të reja në importuesin më të madh të naftës, Kinë, një dollar i fortë dhe recesioni në rritje shkakuan rritje të shqetësimeve lidhur me perspektivën e kërkesës globale për naftë. Çmimi i naftës u rrit fillimisht, pasi Komisioni Evropian propozoi një embargo gradual ndaj naftës ruse. Megjithatë, marrëveshja midis vendeve anëtare të BE-së është vonuar për shkak të kërkesave nga Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke për përjashtime dhe koncesione.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani