CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 16/05/2022 - 20/05/2022

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 18/05/2022

18 Maj, 2022
Analiza javore 18/05/2022 Kalendari Ekonomik

Euro u ndryshua pak në krahasim me dollarin por shfaqi paqëndrueshmëri të lartë. Ajo ra ndjeshëm në nivele të reja më të ulëta, por politikëbërësit e ECB-së thanë këtë javë se një euro e dobët do të ishte kundër objektivit të stabilitetit të çmimeve të ECB-së dhe se një rritje e normave të interesit me 50 bps nuk mund të përjashtohej në qoftë se të dhënat sugjerojnë se inflacioni rritet. Bashkimi Evropian ende po shqyrton nëse dhe si të vendosë embargo ndaj naftës ruse.

Paundi britanik u forcua në krahasim me dollarin. Rritja e vendeve të punës në MB-në, me rënien e normës së papunësisë në 3.7% nga 3.8% në tremujorin e parë dhe ndjesia pozitive e tregut pas një shitjeje të madhe javën e shkuar, mbështetën rritje të paundit.

Jeni japonez lëvizi nën nivelin 130, duke u konsoliduar pas humbjeve të rënda. Rendimenti i obligacioneve shtetërore amerikane 10-vjeçare ra poshtë 3%, duke siguruar mbështetje për jenin e mbishitur.

Çmimi i arit ra ndërsa spekulimet se Fed-i do të marrë masa më të ashpra e ulën çmimin e metalit të çmuar. Megjithatë, shqetësimet rreth ngadalësimit të rritjes ekonomike në gjithë botën u dhanë mbështetje çmimit të arit në nivelin e 1800.

Të gjithë treguesit kryesorë të aksioneve të SHBA-së ranë të enjten e kaluar pasi pjesëmarrësit e tregut çmuan në rrethana të politikave monetare agresive të bankave të mëdha kryesore, ngadalësimit ekonomik në Kinë dhe problemeve të zinxhirit të furnizimit.

Çmimi i naftës u rrit lehtë javën e shkuar, mbështetur nga përpjekja e vazhdueshme e BE-së për vendosje të embargos ndaj naftës ruse që do të shtrëngonte furnizimin dhe nga investitorët, që përqëndroheshin në kërkesën më të lartë për shkak të lethësimit të masave për parandalim të shpërndarjes së COVID-it në Kinë. Mbështetjen e mëtejshme ia ofroi çmimit "intensifikimi i tensioneve gjeopolitike" midis BE-së dhe Rusisë.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani