Pas rënies javën e shkuar, euro u rimëkëmb në krahasim me dollarin. Të hënën, ndërsa dëshmonte përpara Parlamentit Evropian, presidentja e BQE-së Lagarde vuri në dukje se një recesion në zonën euro nuk ishte skenari i tyre bazë dhe konfirmoi se ata planifikojnë të rrisin normat kryesore të interesit për 0.25% në korrik dhe përsëri në shtator". Anëtari i Këshillit Qeverisës të BQE-së Olli Rehn tha të martën se ka shumë gjasa që rritja e normës së interesit në shtator të jetë më e madhe se 0,25%.
Paundi britanik u konsolidua në krahasim me dollarin pasi ra në një moment javën e kaluar nën nivelin 1.20. Kostoja në rritje e jetesës në MB-në, çështjet e pazgjidhura me BE lidhur me Protokollin e Irlandës së Veriut dhe kohët e vështira në qeverinë (e paqëndrueshme) të Boris Johnson-it i shtohen listës së problemeve për paundin britanik.
Jeni japonez është në rënie të lirë përkundrejt dollarit pasi rendimenti 10-vjeçar i bonove shtetërore të SHBA-së u rrit në pothuajse 3.5%. Në përgjithësi, dollari u forcua pasi Rezerva Federale e SHBA-së papritur vendosi të rrisë normën e interesit me 0.75%.
Çmimi i arit lëvizi në një rang të ngushtë, por pak nën nivelin e 1850. Shqetësimet rreth një ngadalësimi ekonomik botëror dhe politikave monetare agresive të bankave të mëdha qendrore shkaktuan paqëndrueshmëri por në një rang të ngushtë tregtie.
Të gjithë treguesit kryesorë të aksioneve të SHBA-së ranë javën e shkuar pasi Rezerva Federale e SHBA vendosi të rrisë normën e interesit të fondeve federale për 0.75%, duke vënë në dukje një tjetër rritje të mundshme përsëri në korrik.
Pavarësisht nga shqetësimet rreth rritjes ekonomike, e cila shkaktoi rënien e çmimit të naftës javën e shkuar, të dhënat e fundit mbi veprimtarinë e fluturimeve dhe lëvizshmërinë në rrugët e SHBA-së vazhdojnë të tregojnë kërkesë të fortë për naftë. Tensionet midis shqetësimeve rreth ofertës dhe pasigurisë rreth rritjes globale janë dy forca të kundërta për çmimin e naftës. Çmimi i naftës WTI lëvizi rreth 110 dollarë për fuçi.