Euro ra në krahasim me dollarin në fund të javës së kaluar pasi të dhënat për punë në SHBA ishin më të larta se sa pritej, që rriti probabilitetin se FED-i do të rrisë normat e interesit me 75 pikë bazë muajin e ardhshëm.
Paundi britanik ra pas vendimit të Bankës së Anglisë për të rritur normat e interesit për një 0.5% të pritur. Sterlingu ra pasi Kryetari Bejli paralajmëroi se inflacioni do të tejkalojë 13%. Analistët besojnë se një periudhë e rritjes negative, papunësisë më të lartë dhe inflacionit të lartë, i njohur si stagflacioni, mund të ndondhet.
Çifti i monedhave USD/JPY u rrit, sepse u duk se banka qendrore japoneze konfirmoi politikën e saj të tanishme për mosndryshim të normave të interesit, ndërsa të dhënat e punësimit në SHBA shaktuan rritje të dollarit të premten.
Çmimi i arit vazhdoi rritjen javën e kaluar duke arritur një nivel më të lartë një-mujor, për shkak të e tensioneve gjeopolitike midis SHBA dhe Kinës mbi Tajvanin dhe luftën në Ukrainë dhe ari shfrytëzoi nga dobësia e dollarit. Të dhënat e punësimit në SHBA të së premtes shkaktuan ari të bjerë, por ai rinisi të rritet këtë javë.
Indekset e aksioneve të SHBA-së u rritën, dhe të premten barazuan fitimet të bëra më parë gjatë javës. Sezoni i të ardhurave i afrohet fundit, dhe shumica e kompanive publikuan rezultatet e tyre financiare javën e shkuar, e kompani të tilla si Moderna dhe Alibaba që publikuan rezultate më të mira se sa pritej, ndërsa Virgin u zhgënjye pasi zbuloi se fluturimet të tyre do të duhen të shtyhen për vitin e ardhshëm. Më shumë se 78% e kompanive që publikuan rezultate financiare deri më sot kanë tejkaluar pritje.
Javën e kaluar, OPEC-i vendosi, në një marrëveshje të re, të shtojë 100,000 fuçi në muaj. Por çmimi i naftës ra, për skak të frikës se nafta do të bjerë për shkak të recesionit të Shteteve të Bashkuara dhe për shkak të bllokimit të fundit në Kinë.