CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 31/10/2022 - 04/11/2022

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 09/11/2022

09 Nлntor, 2022
Analiza javore 09/11/2022 Kalendari Ekonomik

Euro u rrit pasi kaloi një pjesë të madhe të javës në nivel të ulët, pas vendimit të FED-it mbi normat e interesit që u rritën nga 3,25% në 4%. Të premten, zyrtarët e FED-it sugjeruan se vendimi mbi normat e interesit në dhjetor mund të jetë më i ulët se 75 pikë bazë të pritura.

Paundi Britanik ra pas vendimit të Bankës së Anglisë të enjten që të rrisë normat e interesit për 75 pikë bazë. Por tregtarët u alarmuan nga paralajmërimi i bankës se UK-ja pritet të bjerë në recesionin më të gjatë në 100 vjet.

USD/JPY lëvizi në nivelet më të ulëta deri në fund të javës pasi dollari ra ndaj monedhave të tjera.

Çmimi i arit iu afrua nivelit më të lartë në një muaj pasi tensionet në Azi dhe Lindjen e Mesme shkaktuan që investitorët të konsiderojnë asetet e strehës së sigurtë. Zyrtarët e FED-it sugjeruan të premten një rritje potenciale më të ulët në dhjetor, gjë që gjithashtu e mbështeti metalin e çmuar.

Aksionet e USA-së ranë pasi bankat qendrore më të mëdha botërore rritën normat e interesit ndërsa investitorët ishin të shqetësuar për shkak të mundësisë që recesioni të jetë më i thellë. Lajmet nga Kina gjithashtu shkaktuan paqëndrueshmëri dhe aksionet gjetën mbështetje në raportet se Kina mund të lehtësojë kufizimet e saj lidhur me Covid, por zyrtarët kinezë e mohuan këtë gjë gjatë fundjavës.

Çmimi i naftës vazhdoi të rritet për shkak të shifrave pozitive të rezervës, duke sugjeruar se kërkesa po rritet përsëri në SHBA. Tregtarët kanë futur në llogari edhe vendimin e BE-së për të reduktuar importet e naftës së papërpunuar me 90% deri në fillim të dhjetorit.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani