CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 07/11/2022 - 11/11/2022

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 16/11/2022

16 Nлntor, 2022
Analiza javore 16/11/2022 Kalendari Ekonomik

Euro u rrit pasi dollari ra ndjeshëm përkundrejt një shporte monedhash të tjera. Shifrat e indekstit të çmimeve të konsumatorit CPI të SHBA-së javën e shkuar kanë rritur shpresat se rritja e normës së interesëve nga Fed-i në dhjetor do të jetë 50 pikë bazë.

Paundi britanik u rrit kundrejt dollarit pasi zyrtarët e bankës së Anglisë ri-pohuan vendosmërinë e tyre për të ulur inflacionin. Shifrat e PBB-së të MB-së ishin të përziera javën e kaluar, por treguan se ekonomia e MB-së mbetet në recesion.

USD/JPY lëvizi në nivelet e ulëta deri në fund të javës pasi banka qendrore japoneze u zotua t'i përmbahet planit të saj të lehtësimit monetar.

Çmimi i arit u rrit afër niveleve më të larta në gjashtë javë sepse rendimenti i obligacioneve dhe dollari lëvizën në nivele më të ulëta. Mosmarrëveshjet gjeopolitike midis fuqive globale të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe tensionet mbi Tajvanin vazhdojnë të mbështesin asetet e strehës së sigurt.

Aksionet e USA-së u rritën më lart dhe patën javën e tyre më të mirë që nga qershori pasi inflacioni i CPI-së doli më i ulët, duke sugjeruar se më e keqja për ekonominë e SHBA mund të ketë marrë fund. Tregtarët janë të emocionuar që ekonomia e SHBA-së mund të kthehet në rritje vitin e ardhshëm.

Çmimi i naftës ra për shkak të kufizimeve të vazhdueshme në Kinë pas një rritjeje të infeksioneve me COVID-19 dhe shifrave negative të rezervave në SHBA.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani