Euro vazhdoi të rritet kundrejt dollarit javën e kaluar dhe arriti një nivel më të lartë në gjashtë muaj. Tregtarët presin që BQE-ja të rrisë normat me 50 pikë bazë në takimin e saj, që do të mbahet në fillim të shkurtit.
Paundi britanik u rrit në krahasim me dollarin pasi të dhënat më të forta të punësimit mbështetën valutën britanike. Në SHBA, dollari ra pasi Shitjet me pakicë dhe të dhënat e inflacionit ishin më të ulëta se sa pritej.
USD/JPY u rrit pasi Banka e Japonisë mbajti normat e interesit në -0.10%.
Çmimi i arit u rrit dhe arriti nivelin më të lartë në nëntë muaj pasi metali i çmuar mbeti tërheqës. Viti i Ri kinez dhe sezoni i dasmave indiane kanë filluar dhe për këtë arsye u rriti edhe kërkesa fizike për ar.
Aksionet amerikane ranë javën e kaluar pasi tregtarët filluan të konsiderojnë se optimizmi mbi gjendjen e ekonomisë amerikane në vitin 2023 mund të jetë mbivlerësuar. Sezoni i të ardhurave ka treguar rezultate të përziera në përgjithësi. Javën e kaluar Netflix tejkaloi numrin e parashikuar të abonentëve, gjë që shkaktoi rritje të çmimit të aksioneve.
Çmimi i naftës vazhdoi të rrisë për shkak të optimizmit për një rritje të kërkesës nga Kina, pasi udhëtimi në të gjithë vendin u rrit ndjeshëm pak para Vitit të Ri kinez. Moti i ftohtë në Shtetet e Bashkuara gjithashtu nënkupton se kërkesa për naftë do të rritet në javën e ardhshme.