CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 77% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Ju duhet të konsideroni nëse mund t'i bëni ballë rrezikut të lartë të humbjes së parave tuaja.

Ari

Raporte Speciale - 15/07/2022

15 Korrik, 2022

Shembulli më poshtë përdor Kontratat për Ndryshim (CFD). Llogaritë janë vetëm për çmimin e instrumenteve specifike për datën e përmendur më poshtë, dhe llogaritë tregojnë rast të mundshëm për fitim apo humbje. Nuk ka garanci për saktësinë apo plotësinë e këtyre informacioneve, dhe çdo person që vepron sipas tyre, e bën këtë tërësisht në rrezik të vet.

Ari mundësi javore e tregut në rritje të kursit të bazuar në 1.00 lot llogari:

  • INFLACIONI NË SHBA NË QERSHOR U RRIT NË 9,1% NË KRAHASIM ME 8,6% TË ARRITUR NË MAJ, KY ËSHTË NIVELI MË I LARTË NË 40 VITE. Inflacioni mbetet i fortë pavarësisht nga përpjekja e fundit të Rezervës Federale për ta mposhtur me norma më të larta. Inflacioni më i lartë zakonisht rrit kërkesën për arin, si instrument sigurie.

  • NGJARJE (E mërkurë, 27 korrik në orën 19:00 GMT+1): Vendimi i Rezervës Federale për normat e interesit. Pritet që banka qendrore e SHBA-së të rrisë normat e interesit nga 75 deri në 100 pikë bazë në takimin e ardhshëm dhe të mbajë një konferencë për shtyp, që mund të shkaktojë rritje të paqëndrueshmërisë në treg.

  • NGJARJE (E enjte, 28 korrik në orën 13:30 GMT+1): PBB-ja e SHBA-së për tremujorin e dytë. Parashikimi i fundit nga dega e FED-it në Atlanta, tregon se PBB-ja ra me 2,1%, që do të thotë se Shtetet e Bashkuara janë në recesion.

  • STATISTIKA MBI PERFORMANCËN E ARIT GJATË RECESIONEVE EKONOMIKE: Sipas SuisseGold, nga viti i 1976 (kur SHBA-ja e përfundoi sistemin e arit) ka pasur 8 recesione. Historikisht, ari ka tendencë të rritet mesatarisht me 7,89% gjatë recesionit ekonomik.


BURIMI: SuisseGold

Ju lutemi, vini re se rezultatet e kaluara nuk garantojnë rezultate të ardhshme.

  • LËVIZJA E ÇMIMIT TË ARIT: Ari arriti 2070,06 dollarë në vitin e 2022. Ari ra që atëherë me rreth 18%, dhe testoi nivlin më të ulët që nga gushti i vitit 2021 (1697,37 dollarë).

  • ANALIZA TEKNIKE: MBËSHTETJE TË FORTË NË 1700 DOLLARË. Që nga maji i vitit 2020, ari ishte mbi 1700 dollarë, duke u përpjekur të bjerë poshtë këtij niveli tri herë. Çdo herë kur testoi nivele poshtë 1700, menjëherë u kthye mbi këtë nivel, duke konfirmuar një zonë të forte mbështetjeje poshtë nivelit e 1700.

  • MENDIMI I ANALISTËVE: Goldman Sachs e rriti çmimin e synuar në 2500 dollarë deri në fund të vitit të 2022. Citigroup parashikon 1900$. Commerzbank pret 1900$ deri në fund të vitit të 2022.

ARI, 15 korrik 2022
Çmimi aktual: 1700

Ari

Javor

Drejtimi i trendit

RRITJA

Rezistencë 3

1900

Rezistencë 2

1820

Rezistencë 1

1770

Mbështetje 1

1640

Mbështetje 2

1620

Mbështetje 3

1600

Shembulli i llogaritjes është në bazë të drejtimit të trendit javor për 1.00 Lot1

ÇMIMET E REFERENCËS

Rezistencë 3

Rezistencë 2

Rezistencë 1

Mbështetje 1

Mbështetje 2

Mbështetje 3

Fitimi apo humbja në $

20,000.00

12,000.00

7,000.00

-6,000.00

-8,000.00

-10,000.00

Fitimi apo humbja në €2

19,937.20

11,962.32

6,978.02

-5,981.16

-7,974.88

-9,968.60

Fitimi apo humbja në £2

16,891.89

10,135.14

5,912.16

-5,067.57

-6,756.76

-8,445.95

Fitimi apo humbja në C$2

26,215.20

15,729.12

9,175.32

-7,864.56

-10,486.08

-13,107.60

1. 1.00 lot është ekuivalent me 100 njësi
2. Datë dhe orë të përdorura për llogari të kursit të këmbimit janë 8:45 GMT dhe 15.7.2022.

Fortrade këshillon përdorimin e opsioneve Stop-Loss dhe Take-Profit, ju lutemi që të kontaktoni mbështetjen tuaj në lidhje me përdorimin e tyre.

  • Mbani mend se pozicionin në fitim mund ta mbyllni edhe nëse fitim është më i vogël sesa ishte propozuar.

  • Teknika Trailing stop mund ta mbrojë fitimin - Kontaktoni mbështetjen për më shumë detaje.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
ARI Diagrami
Përditësimi i kohës: -
Më i lartë
Më i ulët
1M 5M H D W
Çmimet po ngarkohen..
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani