Pse Çifti i Monedhave GBP/USD Quhet "Kabëll"?

Çifti i monedhave GBP/USD është i njohur si “kabëll” prej shumë vitesh. Termi zhargon "tregtimi i kabllove" i referohet kursit të këmbimit midis paundit dhe dollarit.

Nga Sara Alimehmeti
Joel Taylor - Editor for Fortrade
Shqyrtuar nga Joel Taylor

Publikuar 17, Janar, 2024

Close up of a computer screen with a line graph on it depicting the results of different currency pairs, such as GBP/USD

GBP/USD është një nga çiftet e monedhave më të tregtuara në mënyrë aktive në tregun global të këmbimit valutor. Poundi britanik (GBP) është monedha bazë dhe USD (dollari amerikan) është monedha e cila tregon çmimin. Me fjalë të tjera, GBP/USD përfaqëson shumën e dollarëve amerikanë të nevojitur për blerjen e një paundi britanik.

» Mësoni ndryshimin midis çifteve të monedhave kryesore dhe atyre të vogla

Platformat e Tregtisë Fortrade

Lundroni në botën e tregtimit përmes një llogarie Fortrade

Hap llogari


Origjina Historike e Termit “kabëll”

Para se të gjithë të mund të kontrollonin kursin e këmbimit midis dy monedhave me vetëm disa klikime, investitorët kanë përdorur kabllot telegrafike. Një raport nga viti 2018 zbuloi se telegrafi transatlantik forcoi ndjeshëm tregtinë transatlantike dhe uli kostot për bizneset, konsumatorët dhe investitorët.

Lindja e Çiftit të Monedhave GPB/USD si “Kabëll”

Ndoshta pyesni veten pse çifti i monedhave GBP/USD quhet "kabëll". Kjo ishte një nofkë e njohur që daton në shekullin e 19-të kur tregtia e dollarit-paund u përfundua përmes kabllit telegraf transatlantik. Në fakt, GBP/USD ishte çifti i parë i monedhave që u tregtua përmes telegrafit midis tregjeve financiare të Nju Jorkut dhe Londrës.

Rëndësia e Emrit Sot

Dyqind vjet më vonë termi "kabëll" është ende i vlefshëm dhe i përdorur gjerësisht në të gjithë tregjet financiare globale. Tregtarët e dinë ç'rëndësi historike ka ky çifti i monedhave dhe sa e lehtësoi dhe avancoi tregtinë globale, duke theksuar më tej lidhjet e forta ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Teknologjia ka transformuar mënyrën se si bota tregton, por "kablli" ende mban një rëndësi të madhe si dhe atë historike në tregjet financiare.