November 7, 2018

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Dollari amerikan u dobësua në krahasim me euro javën e shkuar, si dhe roli i tij i strehës së sigurt u zbeh, për shkak të marrëveshjes së mundshme mes Kinës dhe SHBA-së, deri në fund të këtij muaji, kur presidenti Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping do të takohen dhe të diskutojnë mbi fund të mosmarrëveshjet tregtare.
Paundi britanik u rimëkëmb për shkak të shpresës dhe spekulimeve që marrëveshja përfundimtare me BE do të jetë arritur së shpejti. Në takim të politikës monetare, guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, sinjalizoi që rritja e normave të interesit është në horizont, nën kushtet e Brexitit të rregullt.
Jeni japonez u dobësua, si dhe Banka e Japonisë u takua dhe njoftoi që do të vazhdojë me politikën të lirshme monetare.
Në përgjithësi, dollari amerikan u dobësua pavarësisht nga rezultatet më e mira se sa pritej nga treg të punës së SHBA-së të mërkurën e shkuar, të cilët kanë treguar se norma e papunësisë mbeti në nivelin më të ulët në 49 vjet.
Aksionet e SHBA-së kanë rënë javën e kaluar si dhe rezultatet tremujore të të ardhurave të disa kompanive ishin të përziera dhe si frika e ngadalësimit të rritjes globale përforcoi sentiment negativ në Wall Street.
Lira turke vazhdoi të rimëkëmbet dhe praktikisht rifitoi të gjitha humbjet, që i regjistroi nga fillimi i gushtit. Pëmirësimi i marrëdhënieve mes Ankarës dhe Uashingtonit e kanë mbështetur rritjen e lirës.
Çmimet e arit kanë ndryshuar pak javën e kaluar, por javën e përfundoi pak më lart për shkak të dollarit më të dobët dhe rritjen e sentimentit pa rrezik.
Çmimet e naftës kanë vazhduar të binin javën e kaluar për shkak të lajmeve që administrata e Trumpit do të vendoste sanksionet ndaj Iranit gradualisht, për të parandaluar rritjen e çmimeve të naftës. SHBA garantoi import të përkohshëm për shtetet në periudh prej 180 ditësh për tetë shtete - Kinë, Indi, Korea të Jugut, Itali, Greqi, Japoni, Taivan dhe Turqi.