December 5, 2018

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro ishte e qëndrueshme në krahasim me dollarin amerkan. Megjithatë, valuta e përbashkët evropiane përfitoi më shumë nga rënia e dollarit sesa nga të dhënat ekonomike nga Eurozona.
Valuta britanike u rimëkëmb pak për shkak të optimizmit lidhur me marrëveshjen mbi Brexit dhe ishte e mbështetur nga të dhënat për prodhim dhe ndërtim. Votim në Parlament lidhur me marrëveshjen mbi Brexit të kryeministres Theresa May me BE është planifikuar për 11 dhjetor.
Jeni japonez ra pak në krahasim me dollarin amerikan që ishte më i fortë, kryesisht për shkak të samitit të G20 dhe të shqetësimeve tregtare që filluan në fund të javës.
Në përgjithësi, dollari amerikan ra javën e kaluar për shkak të lehtësimit të tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. Indeksi i dollarit amerikan ra pasi presidenti i SHBA-së dhe presidenti i Kinës, Trump dhe Jinping, kanë premtuar të ndalojnë imponimin e tarifave të reja për 90 ditë në Samitin e G20 në Buenos Aires. Sinjale të mira të Rezervavës Federale të SHBA-së kanë treguar një mundësi për një pauzë në rritje të normave të interesit, pas rritjes që pritet në muaj dhjetor.
Lira turke u rrit në krahasim me dollarin amerikan, por ka humbur pak nga fitimet të hënën dhe të martën.
Çmimi i arit u rrit javën e kaluar për shkak të dollarit pak më të dobët, duke arritur nivelin 1.240 të martën.
Aksionet e SHBA-së kanë shënuar fitime javën e kaluar, por janë ende të paqëndrueshme, dhe aksionet e kompanive të teknologjisë, siç është Apple, janë ende nën presion. Wall Street Journal ka ngritur frikën se Apple mund të përballet me sfida, duke raportuar se presidenti Trump sygjeroi se ai mund të imponoj tarifa mbi iPhone dhe laptop të importuar nga Kina. Çështja është se: marrëveshja mes SHBA-së dhe Kinës mbi pezullim të tarifa për 90 ditë do të zgjidhë këtë problem për një afat më të gjatë.
Çmimi i naftës u rrit javën e kaluar, para reduktimit të prodhimit në OPEC dhe reduktimit të kërkuar të furnizimit të Kanadasë. Provinca kanadeze Alberta ka detyruar prodhuesit të reduktojnë prodhim për 9%, dhe merret me probleme të tubacionit, që kanë shkaktuar rritje të rezervave. Rusia dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord mbi nevojën për reduktim të prodhimit për ta stabilizuar tregun. OPEC do të takohet më 6 dhjetor, që të vendosë të reduktojë prodhim të naftës.