Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 07/01/2019 - 11/01/2019
January 9, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rimëkëmb nga rënia e mprehtë gjatë ditës së parë të tregtimit të këtij viti. Megjithatë, ekonomia e Zonës euro tregoi më shumë shenja të ngadalësimit. CPI i Euros ishte më i ulët sesa pritej, ndërsa prodhimi industrial në Gjermani të martën e kaluar tregoi shenja të tkurrjes së mëtejshme.
Po kështu, edhe paundi britanik u rimëkëmb për shkak të dollarit më të dobët. Javën e ardhshme, pritet se parlamenti i Britanisë së Madhe do të votojë për marrëveshje Brexit të kryeministres Theresa May. Disa anëtarë të partisë Konservatore së saj kanë e shprehur kundërshtimin e tyre lidhur me marrëveshje me BE. Kjo kufizon shanset e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar ta përfundojë sagën Brexit pas dy viteve e gjysmë.
Jeni japonez ka humbur disa nga fitimet javën e kaluar në krahasim me dollarin, për shkak të lehtësimit të tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.
Në përgjithësi, dollari amerikan ra javën e kaluar. Mes investitorëve rritet pritje që Fedi to ta ndalojë ciklin e rritjes së normave të interesit Sipas guvernatorit Jerome Powell, Fedi nuk është në rrugë të drejtë të rritjes së normave të interesit, dhe ishte i gatshëm ta ndryshojë kursin, në vartësi të të dhënave. Në anën tjetër, të dhënat NFP të shkëlqyera të premten kanë konfirmuar forcën e ekonomisë së SHBA-së.
Lira turke u dobësua javën e kaluar për shkak të rritjes së paqëndrueshmërisë si monedhat e ekonomive në zhvillim kanë dobësuar. Javën e ardhshme, Banka Qendrore e Turqisë do të mbajë takim kryesor për t'i vendosur normat e interesit.
Lehtësim për investitorët ishte edhe rritja e aksioneve të SHBA-së javën e kaluar për shkak të shpresës se SHBA dhe Kina do të bëjnë përparim gjatë takimit dy-ditor në Pekin dhe për shkak të raportit të punës që ishte më i fortë sesa pritej. Deklarata e butë të guvernatorit Powell të premten gjithashtu i mbështeti aksionet.
Çmimi i naftës u rimëkëmb javën e kaluar për shkak të reduktimit të furnizimit nga prodhuesit kryesorë të OPEC-it dhe shpresës se lehtësim të tensioneve tregtare mes SHBA-së dhe Kinës do të rrisin parashikimet për kërkesën. Reuters ka raportura se furnizimi i naftës nga OPEC-i ra në dhjetor për 460,00 fuçi në ditë, në 32.68 milionë.