January 30, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rimëkëmb në krahasim me dollarin më të dobët. Banka Qendrore Evropiane konfirmoi të dhëna më të këqija ekonomike, të cilat mbizotëronin në zonën e euros. Por valuta e përbashkët evropiane ishte mbështetur nga pritjet e mira të inflacionit që kanë mbetur brenda vargut të udhëzimit të normës së interesit të BQE-së.
Paundi britanik u rrit për 6% nga fillimi i vitit, por fitimet e mëtejshme mund të jenë të kufizuara nëse Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar nuk del me një shumicë bindëse mbi votimin për një plan alternativ B për Brexit .
Jeni japonez u rimëkëmb pak në krahasim me dollarin e dobët, pavarësisht pritjeve më të dobëta të eksportit për këtë shtet, kryesisht për shkak të luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.
Në përgjithësi, indeksi i dollarit amerikan ra pak mbi nivel 95 – niveli më i ulët në dy javë , për shak të frikës lidhur me një ngadalësim të mundshëm të rritjes së normave të interesit. Pjesëmarrësit e tregut do të përqëndrohen në takimin e politikës monetare të Rezervës Federale të mërkurën dhe në udhëzimet e ardhshme. Pritet që guvernatori Jerome Powell të pranojë rreziqet lidhur me rritje e ekonomisë amerikane.
Lira turke ndryshoi pak në krahasim me dollarin, si ministri i tregtisë Albayrak mori pjesë në Davos dhe shprehu besimin se ekonomia nuk do të bjerë në recesion këtë vit, siç kanë frikë disa ekonomistë.
Aksionet e SHBA-së kryesisht nuk kanë ndryshuar javën e kaluar. Gjigandët e teknologjisë së lartë si Apple, Microsoft Facebook dhe kompanitë e tjera të mëdha si Tesla, Boeing, Visa dhe Amazon, të gjithë do të raportojnë rezultatet e tyre tremujore këtë javë. Akuza amerikane kundër kompanisë kineze të telekomunikacionit Huawei ngriti pasiguri mbi mundësinë e përparimit në bisedime tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, të cilat do të jenë të mbajtura këtë javë.
Çmimet e naftës ra javën e kaluar. Numri i platformave të naftës në SHBA u rrit për 10, duke siguruar mbështetje që nga e premtja. Kriza politike në Venezuelë gjithashtu siguroi mbështetje për naftë, ndërsa ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, al- Falih deklaroi se trazirat politike në Venezuelë nuk do të kishin shumë ndikim në treg global të naftës, i cili është i furnizuar mirë.
Ari lëvizi në nivele më të larta, duke kaluar mbi nivelin 1300 për herë të parë që nga tetori i vitit të kaluar. Ari është mbështetur nga tensionet tregtare, nga deklaratat e butë të Fedit dhe dobësia e fundit të dollarit.