April 3, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro ra në krahasim me dollarin javën e kaluar. Një numër të madh të treguesve ekonomikë në Gjermani dhe në zonën e euros treguan se ekonomia evropiane po ngadalësohet me shpejtësi.Të hënën, PMI gjermane tregoi rezultate zhgënjyese ndërsa PMI i SHBA-së ishte më i lartë se sa pritej. Kjo, e shoqëruar me rritjen e bonove afatgjata, e shtyu euron poshtë nivelit 1.12.
Paundi britanik u dobësua pasi përpjekja e tretë e kryeministres Theresa May për të ratifikuar një marrëveshje me BE nuk mori mbështetje nga Parlamenti. Skenari i një Brexit-i pa marrëveshje më 12 prill ende eksziston, dhe nëse deputetët e Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të pajtohen, ka gjasa që kryeministrja May do të kthehet në BE për të kërkuar një zgjatje tjetër të datës së Brexit-it .
Jeni japonez u dobësua në krahasim me dollarin, ndërsa oreksi për rrezik mbizotëronte.
Lira turke ra në një nivel më të ulët javor në krahasim me dollarin, pasi partia qeveritare e presidentit Erdogan humbi në zgjedhje lokale në shumë qytete të mëdha duke përfshirë Ankaranë.
Çmimi e arit ra ndjeshëm, ndërkohë dollari vazhdoi të rritet dhe se bashku me oreks për rrezik e dëmtoi çmimin e metalit të verdhë.
Indekset amerikane u rritën ndjeshëm javën e kaluar, ndërkohë që intteresi i bonove afatgjatë u rimëkëmb, ndërsa perspektivat e bisedimeve të tanishme tregtare midis SHBA-së dhe Kinës e kanë zgjuar besimin tek investitorët.
Çmimi i naftës u rrit ndjeshëm javën e kaluar dhe i konfirmoi rritjet e reja, që janë mbi nivelin 60. Kërkesa nga Kina dukej e fortë, ndërsa niveli i prodhimit në OPEC ra në një nivel më të ulët katër-vjeçar, raportoi Reuters të hënën. Numri i platformave të naftës në SHBA ra me tetë njësi të premten, deri në 816 në total, që është nivel më i ulët në një vit.