Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 08/04/2019 - 12/04/2019
April 10, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u dobësua javën e kaluar, më shumë për shkak të rënies së dollarit se sa për shkak të fuqisë së ekonomisë së Zonës euro. Takimi i BQE-së për politikë monetare do të jetë mbajtur të mërkurën dhe pritet që normat e interesit nuk do të jenë të ndryshuara.
Paundi britanik ndyshoi pak gjatë javës, por vazhdoi të jetë shumë i paqëndrueshëm. Kryeministrja Theresa May kërkoi nga liderët e BE-së ta shtyjnë datën e Brexitit deri në 30 qershor, duke përpiqur të arrijë marrëveshje me udhëheqësin e opozitës, Jeremy Corbyn, që mund të jetë e mbështetur nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.
Jeni japonez nuk ndryshoi në krahasim me dollarin, gjatë javës pa ngjarje ekonomike në këtë shtet.
Lira turke ra gjatë javës së kaluar dhe ka prekur nivelin më e ulët në dy javë, si zgjedhjet lokale e diskutueshme kanë ndezur frikë se presidenti Erdogan do të shtojë kontrollin mbi vnedimmarjen ekonomike në këtë shtet.
Çmimi i arit u rrit ndjeshëm të hënën dhe të martën si rritja e dollarit u ndal dhe rreziku i një Brexiti pa marrëveshje dhe mosmarrëveshja tregtare midis SHBA-së dhe BE-së u intensifikuan.
Indekse e SHBA-së u rriten javën e kaluar, si parashikimet e investitorëve u mbetën pozitive. Bisedimet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës do të përfundojnë gjatë katër javeve të ardhshme. Por të hënën, ndjenja u pakësua, si mosmarrëveshja mes SHBA-së dhe BE-së u shfaq. SHBA listoi prodhime të BE-së me vlerë prej 11 miliardë dollarësh, mbi të cilat planifikon të fusë tarifa, ndërsa BE filloi me përgatitje për të hakmarrë duke tërhequr subvencionet e avionëve.
Çmimi i naftës u rrit shumë javën e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në 5 muaj. Të dhënat e mira NFP të premten dhe shqetësimet lidhur me nëdrprerje e furnizimit nga Liban kanë mbështetur çmimin. Ministri i energjisë të Arabisë Saudite, Khalid al-Fatih, tregoi se një vendim për gjatje të reduktimit të prodhimit në gjysmën e dytë të vitit 2019 mund të jetë pranuar në një nivel më të ulët gjatë takimit të ministrave të OPEC-it në maj.