June 5, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rimëkëmb javën e kaluar në krahasim me dollarin, i cili është nën presion si pritjet e uljes së normave të interesit nga Fedi në pjesën e dytë të këtij viti u rritën ndjeshëm. Banka Qendrore Evropiane do ta mbajë takimin për politikën monetare të enjten, ndërsa të dhënat e dobëta ekonomike vazhdojnë ta mundojnë Zonën euro.
Të premten paundi britanik ra në nivelin më të ulët pesë mujor në krahasim me dollarin para që të rimëkëmbet për shkak të rënies së dollarit, sepse pasiguria politike dhe ekonomike, shkaktuar nga Brexiti vazhdon të mbizotërojë në treg.
Jeni japonez vazhdoi të rimëkëmbet për shkak të politikës më së butë të SHBA-së dhe u bë streha e sigurt për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve tregtare mes SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës.
Çmimi i arit u rrit ndjeshëm javën e kaluar. Rënia e dollarit dhe lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës i ka shtyrë investitorët drejt letrave me vlerë me të ardhura fikse dhe drejt arit. Të hënën, Kina kundërshtoi kritikat e SHBA-së dhe përsëriti se mosarritja e bisedimeve tregtare ishte faj i Shtëpisë së Bardhë.
Indekset e aksioneve të SHBA-së kanë rënë javën e kaluar, sepse rënia e interesit të bonove shtetërore amerikane dhe rritja e popullaritetit të instrumenteve të strehës së sigurt kanë bërë presion negativ. Në maj, aksionet amerikane kanë shënuar muajin më e keq të këtij viti (deri tani), sepse investitorët janë të shqetësuar për jetëgjatësinë e luftës tregtare.
Çmimi i naftës ra për gati dhjetë përqind javën e shkuar. Ngadalësimi i rritjes globale ekonomike së bashku me pasiguri lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare tregtare e kanë përqendruar vëmendjen e tregtarëve të naftës ndaj mundësisë së uljes së kërkesës. Në një përpjekje për të parandaluar një rënie të mprehtë të çmimit, ministri i energjisë të Arabisë Saudite, Al-Fatih tha se ka besim në zgjatje të marrëveshjes së OPEC+ pas qershorit.