Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 10/06/2019 - 14/06/2019
June 12, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro vazhdoi të lëvizë në nivele më të larta javën e kaluar, pavarësisht nga e dhënat të përziera dhe të dhënat negative nga Zona euro dhe vendimit të Bankës Qendrore Evropiane për t'i mbajtur normat e interesit në 0.25%. Analistët e theksojnë faktin se dy rivalët e euros, paundi dhe dollari, ishin të dy nën presion javën e kaluar.
Dollari ra të premten pas deklaratës së butë të zyrtarëve e Fed-it të javës së kaluar dhe për shkak të raportit për vende pune më të keq se sa pritej, që bëri presion mbi dollarin. Disa tregtarë besojnë se ne mund të presim deri në tre ulje të normës së interesit nga Fed-i këtë vit. Nga ana tjetër këtë javë Goldman Sachs deklaroi se nuk beson se normat e interesit do të ulen në vitin 2019.
Paundi vazhdoi të bjerë, ndërsa gara për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar filloi. Ish-zëvendës ministri për punët e jashtme, dhe mbështetësi i Brexitit, Boris Johnson, është i preferuari për ta marrë pozitën e kryeministrit, pasi kryeministrja Theresa May lëshon udhëheqësinë e qeverisë Britanike me 22 korrik. Të dhënat më të këqija se sa pritej e PBB-së në Britaninë e Madhe në fillim të kësaj jave kanë bërë një presion shtesë në paundin, dhe çifti monedha Euro-Paund lëvizi afër nivelit më të lartë pesë mujor.
Jeni japonez ishte kryesisht i pandryshuar, mbështetur nga një dollar më i butë, por ra më parë këtë javë pasi guvernatori i Bankës Japoneze Kuroda deklaroi se banka ka fonde të mjaftueshme për stimulin monetar nëse është e nevojshme.
Lira turke vazhdoi të shënoi humbje në krahasim me shportë të valutave të tjera, si presidenti Erdogan tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga blerja e sistemit anti-raketë rus, pavarësisht nga zemërimi i Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, humbjet u ngadalësua përpara takimit të Bankës Qendrore e Turqisë, në të cilin do të vendoset për normat e interesit. Shumica e analistëve besojnë se norma bazë e interesit do të mbetet në 24%, e cila nga investitorët mund të jetë konsideruar si një fitore e vogël për pavarësinë e bankës kundër Presidentit turk, i cili dëshiron që normat të ulen.
Çmimi i arit u rrit javën e kaluar dhe arriti nivelin më e lartë që nga prilli, në fillim të kësaj jave, por ra që kur disa tensione tregtare u qetësuan dhe Meksika pranoi të përmirësojë sigurinë kufitare për të parandaluar vendosjen e tarifave amerikane kundër saj.
Aksionet e SHBA-së u rriten, pasi tregjet e kanë lënë mënjanë frikën për luftë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, dhe SHBA-ja hodhi plane për të vendosur tarifa kundër Meksikës. Ndërsa rritja globale përfaqëson një shqetësim, investitorët po përqendrohen në ulje e normave të interesit të Fed-it, në këtë vit për ta parandaluar ngadalësimin e ekonomisë amerikane.
Nafta e papërpunuar ka rënë në nivelin më të ulët që nga janari para se të rimëkëmbet për të përfunduar pak më të lartë gjatë javës së kaluar, në kushtet e tregtisë së paqëndrueshme. Çmimet janë nën presion nga perspektiva e rënies së kërkesës globale dhe e furnizimit të tepruar, veçanërisht nga SHBA. Me qëllim që të parandalojë furnizimit të tepruar, Rusia deklaroi se dëshiron të pajtohet me një zgjatje tjetër të marrëveshjes së saj për kufizim e prodhimit me OPEC në takimin e ardhshëm të plotë të OPEC-it, që do të ndodhë në fund të qershorit ose fillim të korrikut.