Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 17/06/2019 - 21/06/2019
June 19, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u dobësua javën e kaluar në krahasim me dollarin amerikan, pavarësisht nga shpresat që normat e interesit do të jenë të ulura në gjysmën e dytë të këtij viti, që bëri një presion shtesë në dollar. Të martën, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Draghi, i habiti tregjet duke thënë se stimuli shtesë është i nevojshëm dhe hapi derën për ulje më të madhe të normave të interesit.
Paundi britanik ra në nivel të ri më të ulët gjashtëmujor, si raundi i parë i garës për kryeministrin i Partisë konservatore të Britanisë së Madhe, tregoi mbështetje të madhe për kandidatin pro-Brexit, Boris Johnson.
Jeni japonez nuk u ndryshua në krahasim me dollarin para takimit të Bankës së Japonisë mbi politikë monetare, i cili do të mbajë të enjten. Ka gjasa se programi masiv stimulues nuk do të jetë braktisur së shpejti.
Çmimi i arit u rrit ndjeshëm javën e kaluar. Mundësia e uljes së normave të interesit këtë vit në SHBA e bëri metalin e verdhë më tërheqës për investitorët.
Indekset e aksioneve të SHBA-së u rriten javën e kaluar, duke pritur që Fedi do të jetë më butë para takimit shumë të pritur që do mbahet të martë dhe të mërkurën. Disa analistë parashikojnë tri ulje të normave këtë vit, ndonëse pritet që normat do të mbeten në nivelin aktual prej 2.5% këtë muaj.
Çmimi i naftës ra javën e kaluar. Shenjat që kërkesa globale për naftë do të jetë goditura nga lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës bëjnë presion në çmimin e naftës. IEA paralajmëroi, se kërkesa për naftë në vitin 2019 do të jetë më e ulur se sa pritej. Shtete OPEC dhe jo-OPEC planifikojnë ta mbajnë takimin ministror për politikë të prodhimit të naftës nga 10 dari 12 korrik. Çmimi i naftës javën e shkuar ishte i mbështetur nga tensionet mes Iranit dhe SHBA-së, që u rritën të enjten e kaluar, kur dy anije naftëmbajtëse ishin të sulmuar në Gjirin e Omanit.
Çift monedha USD/TRY u rrit gjatë javës dhe ishte e paqëndrueshme, pasi Banka Qendrore e Turqisë e ka lënë normën kryesore të interesit në 24%, ndërsa inflacioni vjetor ra në nivel më të ulët në nëntë muaj.