June 26, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Dollari ra ndjeshëm në krahasim me euro javën e kaluar si Rezerva federale e sinjalizoi lirimin e politikës monetare. Pjesëmarrësit e tregut presin një ulje të normave të interesit muajin e ardhshëm, dhe dy ulje të mundshme të tjera deri në fund të vitit. Indeksi i dollarit ra në nivelin më e ulët në tre muaj.
Paundi britanik u rrit për shkak të rënies së dollarit. Megjithatë, shqetësime lidhur me Brexit pa marrëveshje kanë kufizuar rritje si kandidati pro-Brexit, Boris Johnson fitoi mbështetje në garën për udhëheqjen e partisë Laburiste. Johnsoni është favorit, i cili do ta mund kundërshtarin e tij, Jeremy Hunt, muajin e ardhshëm, për t'u bërë kryeministër.
Jeni japonez u rrit në krahasim me dollarin, i mbështetur nga rritja e tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Çifti monedhash dollari amerikan-lira turke lëvizi në nivele shumë të ulëta, kryesisht për shkak të dobësisë së dollarit, por lajmi se opozita e mundi partinë qeverisëse të presidentit Erdogan për t'i fituar zgjedhje të përsëritura lokale në Stamboll, e ka mbështetur lirën turke. Analistët besojnë se çifti ishte mbështetur nga pranimi i humbjes të presidentit.
Çmimi i arit u rrit ndjeshëm javën e kaluar duke e arritur nivelin më e lartë në gjashtë vite, për shkak të pritjeve të uljes së normave të interesit dhe për shkak të rritjes së tensioneve në Lindjen e mesme.
Indeksi i aksioneve të SHBA-së u rrit javën e kaluar, ndërsa S&P500 e ka arritur nivelin rekord të lartë, sepse investitorët kanë vazhduar ta mbështesin vendimin e Fedit për ndryshim të politikës monetare.
Çmimi i naftës u rrit ndjeshëm javën e kaluar. Shtetet OPEC dhe jo-OPEC priren drejt zgjatjes së marrëveshjes për reduktim të prodhimit, në takim, që do të mbahet në Vjenë nga 1 deri 2 korrik. Megjithatë, ministri i energjisë rus, Alexandër Novak, tha të hënën se vendi i tij do të vazhdojë me metodën "prit dhe shiko", kur bëhet fjalë për të ardhmen e marrëveshjes së OPEC+, që e ndihmoj daljen e rritjes. Shenjat se SHBA dhe Kina mund të përpiqen të gjejnë një zgjidhje për marrëdhëniet e tyre në takim të G20 në Japoni, e kanë mbështetur çmimin e naftës.