July 10, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
EUR/USD ra ndjeshëm javën e kaluar pasi dollari u rrit në krahasim me shportë të valutave të tjera, për shkak të raportit të vendeve të punës, i cili ishte më mirë se sa pritej. Ndërsa duket se ekonomia e SHBA-së duron, investitorët e butë, që shpresonin për një numër më të madh të shkurtimeve të normave të interesit, ishin të zhgënjyer, pasi tregtarët e kanë blerë dollarin.
Paundi britanik ra pak javën e kaluar, pasi ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar tregoi më shumë prova të ndikimit negativ të Brexit-it, sepse të dhënat e PMI-së së shërbimeve, ndërtimit dhe prodhimit ishin poshtë pritjeve. Ndërkohë, fushata e Partisë Konservatore për kryeministër vazhdon, ndërsa data e Brexit-it, 31 tetor, afrohet.
USD/JPY u rrit pasi guvernatori i bankës së Japonisë, Kuroda, përsëri tha këtë javë se banka do të vazhdojë me normave të ulëta të interesit për aq kohë sa duhet, për ta stimuluar aktivitetin ekonomik në këtë shtat.
USD/TRY u rrit pak javën e kaluar, ndërsa lira ende ndjen efekte sigurimit të presidentit Erdogan nga fundjava, pasi SHBA nuk do t'i vendosë sanksionet kundër këtij shteti. Këtë fundjavë guvernatori i bankës kombëtare të Turqisë u shkarkua sepse s'ishte i gatshëm t'i ulë normat e interesit. Si rezultat, lira ra ndjeshëm.
Aksionet u rritën javën e kaluar duke e arritur një nivel të ri më të lartë për shkak të optimizmit lidhur me shkurtimet e normave të interesit këtë muaj, dhe lidhur me dy shkurtime të tjera para fundit të këtij viti. Të premten, publikimi i të dhënave NFP që ishtin më të mira se sa pritej, e ndryshoi sentimentin, duke i ulur pritjet e investitorëve Tregjet gjtihashtu po presin bisedimet tregtare këtë javë për drejtim të çmimit.
Çmimi i arit u rrit, por nuk arriti ta tejkalojë nivelin arritur javën e kaluar, i cili ishte afër nivelit më të lartë në gjashtë vite. Deri të premten ari ishte mbështetur nga parashikimet lidhur me numri i uljeve të normave të interesit këtë vit, si edhe nga konfliktet gjeopolitike aktuale në Lindjen e Mesme lidhur me eksportuesin e naftës, Iran.
Çmimi i naftës ra javën e kaluar, edhe nëse OPEC dhe aleatët e tij kanë njoftuar një shtyrje të reduktimit të prodhimit deri në mars të vitit të ardhshëm, sepse të dhënat e dobëta në SHBA i kanë shqetësuar investitorët, që mendojnë se ngadalësimi i ekonomisë globale mund ta zvogëlojë kërkesën për naftë, që mund të shkaktojë humbje te tregtarët me naftën.