August 7, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rimëkëmb në krahasim me dollarin javën e kaluar, duke shfaqur paqëndrueshmëri shumë të lartë. Rezerva federale i uli normat e interesit për herë të parë që nga 2008, por presidenti i Fed-it, Jerome Powell u dërgoi një sinjal të komplikuar investitorëve, duke thënë se ulja nuk përfaqëson fillim të ciklit të gjatë të lehtësimit, por the edhe se Fed-i do të bëjë gjithçka që duhet për t'i mbajtur rritjen.
Paundi britanik ra në krahasim me dollarin por filloi të konsolidojë në nivele më të ulëta. Zëvendësi i Boris Johnsonit tha gjatë fundjavës se qeveria e MB-së tani punon mbi supozim se nuk do të ketë marrëveshje me BE-në.
Jeni japonez përfitoi nga rritja e kërkesës për valuta të strehës së sigurt. Megjithatë, zyrtari i lartë i Japonisë i paralajmëroi investitorët të hënën se Tokio është gati të ndërhyjë në treg të valutave nëse fitimet e tepruara të jenit kërcënojnë ta dëmtojnë ekonominë e varur nga eksporti.
Në përgjithësi dollari amerikan ra javën e kaluar duke përfunduar në nivelet shumë të ulëta sepse shumë analistët besojnë se Fed-i do t'i ulë përsëri normat e interesit muajin e ardhshëm për të parandaluar çdo ngadalësim ekonomik shkaktuar nga lufta tregtare.
Aksionet amerikane ranë ndjeshëm. Presidenti Trump njoftoi tarifat e reja prej 10% mbi Kinën. Pekini pastaj e zhvlerësoi valutën dhe konfirmoi se po pezullon blerje të prodhimeve bujqësore nga SHBA-ja, në përgjigje të tarifave sapo të imponuara të SHBA-së, që do të hyjë në fuqi më 1 shtator.
Çmimi i arit u rrit ndjeshëm duke e arritur nivelin më e lartë që nga maji i vitit 2013 për shkak të tensioneve tregtare dhe parashikimit të një tjetër uljeje të normave të interesit muajin e ardhshëm.
Çmimi i naftës ra ndjeshëm javën e kaluar për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Kinës. Vetëm të enjten, nafta e papërpunuar WTI humbi 8%, duke shënuar një ditë më të keqe që nga shkurti 2015. Parashikim për një kërkesë të dobët bën presion në çmim të naftës.