September 25, 2019

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euroja vazhdoi të bjerë në krahasim me dollarin. Shqetësimet lidhur me ngadalësimin e rritjes së Zonës Euro vazhduan të bëjnë presion në valutën e përbashkët evropiane, si shumica e të dhënave nga Gjermania e Franca ishin poshtë prtijeve.
Paundi britanik u ndryshua pak javën e kaluar. Gykata e Lartë të MB-së vendosi të martën se kryeministri Boris Johnson veproi në mënyrë të paligjshme kur e suspendoi parlamentin vetëm disa javë para Brexitit, ndërsa valuta britanike regjistroi një paqëndrueshmëri të madhe.
Jeni japonez u rimëkëmb si Banka e Japonisë vendosi se nuk do ta lehtësojë më tej politikën monetare, ndërsa pasiguritë globale e kanë ndihmuar jenin të rimëkëmbët së bashku me interesin e bonove shtetërore më të ulët.
Në përgjithësi, indeksi i dollarit ishte më pak i lartë pasi Rezerva federale e ka ulur normën e interesit për një çerek të përqindjes të mërkurën. Megjithatë, "dot plot" i Fed-it lidhur me parashikimet e tij mbi normat e interesit nuk tregoi asnjë shqetësime lidhur me ulje të mëtejshme këtë vit, edhe pse investitorët ende presin më shumë ulje.
Çmimi i arit u rrit si sentimenti kundër rrezikut mbizotëroi sepse tregjet kanë pranuar uljen e Fedit të normave të interesit dhe fakt se delegacioni tregtar i Kinës në moment të fundit e anuloi vizitën fermave në Montanë, SHBA, e së cilës qëllimi ishte të përgatisë negociatave të mëtjshme të zyrtarëve të lartë muajin e ardhshëm.
Aksionet amerikane u ndryshuan pak si mesazhe të përziera nga Fedi kanë rritur shqetësime mes investitorëve se ulje të mëtejshme nuk do të jenë asnjë garanci për një periudhë afatshkurtër.
Pas rritjet së ndjeshme javën e kaluar, nafta e paprpërpunuar u konsolidua rreth 58 dollarësh për fuçi. Zyrtarët e Arabisë Saudite kanë thënë se mbretëria ende restauroi rreth 75% të prodhimit të objektit kryesor të përpunimit të naftës. SHBA dërgoi trupa ushtarake në rajon të Gjirit Persik, për ta forcuar mbrojtjen ajrore dhe raketore të Arabisë Saudite. Sekretari i shtetit Mike Pompeo tha të dielën se trupa janë për "parandalim dhe mbrojtje".