January 8, 2020

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro ishte shumë e paqëndrueshme në krahasim me dollarin. Ajo në fillim vazhdoi të rritet por edhe dollari u rrit për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Megjithatë, dollari ra të hënën si presidenti i Fed-it të Nju Jorkut, Williams, tha se nëse inflacioni vazhdon të mos arrijë nivele të synuara, ky trendi në rënie kur bëhet fjalë për pritje lidhur me inflacion do të vazhdojë. Të dhënat e NFP-së do të jenë të publikuara të premten, dhe do të jenë gjera kryesore për lëvizje në tregun këtë javë.
Paundi britanik ishte shumë i paqëndrueshëm javën e kaluar. PMI e shërbimeve në MB i tejkaloi pritjet të hënën duke shënuar nivel 50 pikë, që shkaktoi rritje të GBP/USD.
Jeni, valuta e strehës së sigurtë u rrit në krahasim me dollarin për shkak të intensifikimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, por më pas humbi disa fitime.
Indeksi i dollarit, që e ndjek performancën e valutës amerikane në krahasim me gjashtë rivalë kryesorë, ra në 96 pikë në fund të vitit të kaluar. Ky nivel është më i ulët që nga korriku.
Çmimi i arit u rrit ndjeshëm për shkak të rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit/Irakut. Indeksi i aksioneve ra pasi arriti nivelin më e lartë të enjten për shkak të optimizmit tregtar.
Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit ndjeshëm duke e tejkaluar nivelin 64 dollar për fuçi të hënën pas një sulm ajror i SHBA-së në Iran ka vrarë gjeneral iranian Sleimani të premten. Ushtria e SHBA-së paralajmëroi se ka një "rrezik në rritje" të sulmeve me raketa pranë bazave ushtarake dhe objekteve të energjisë në Arabi Saudite. Sanksionet ndaj Irakut, prodhues i dytë më i madh i OPEC-it, mund të jenë të futura, pasi parlamenti irakian votoi për heqje të trupave amerikane nga ky vend në përgjigje të sulmit ndaj aeroportit të Bagdadit. Goldman Sachs paralajmëroi se një ndërprerje e madhe është e nevojshme për ta mbajtur çmimin në nivelin e tanishëm.