February 12, 2020

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Pas paqëndrueshmërisë intensive, EUR/USD arriti të relativisht stabilizohet javën e kaluar. EUR u rimëkëmb në krahasim me USD në fillim të kësaj jave, kryesisht për shkak të treguesve të mirë ekonomikë. Megjithatë, EUR nuk arriti të mbajë këtë trend, pasi Cristine Lagrande tha se një dekadë luftimesh kundër krizës i ka lënë politikëbërësve më pak alternativa për më shumë stimulantë monetarë. Rezultatet më të mira se sa pritej të tregut të punës të publikuar të premten e kanë mbështetur valutën amerikane dhe kanë shkaktuar rënie të çmimit.
Paundi britanik përjetoi një rënie të madhe javën e kaluar, kryesisht për shkak të retorikës intensive midis përfaqësuesve të MB-së dhe BE-së lidhur me një marrëveshje të ardhshme tregtare, që duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Një qëndrim i fortë të përfaqësuesve të MB-së ka shkaktuar një sentiment negativ mes investitorëve lidhur me paundin britanik, pavarësisht nga indikatorët pozitivë ekonomikë të publikuar javën e kaluar.
Jeni japonez ishte në rritje gjatë javës, duke provuar një status të instrumentit të preferuar nga investitorët në periudha të pasigurisë në treg. Përhapja e konoronavirusit jashtë Kinës dhe pasiguria rreth ndikimit të tij në rritje globale ishte faktori kryesor në rritje të madhe të kërkesës për jen japonez gjatë javës së kaluar.
Ari arriti të mbetet në rritje si kriza e koronavirusit vazhdoi ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një paralajmërim lidhur me potencial për më shumë raste jashtë Kinës. Çmimi i arit u mbet afër nivelit më të lartë që nga 2013 pasi investitorët vlerësojnë ndikim të virusit në ekonominë globale, por shqetësimet rreth kërkesës më të dobët fizike për metal të çmuar në Kinë kufizojnë rritje.
Në përgjithësi, dollari amerikan vazhdoi të rritet për shkak të statusit të strehës së sigurtë, sepse koronavirusi vazhdon të përhapet dhe për shkak të shenjave të rritjes së ekonomisë amerikane. Dollari i fortë është mbështetur nga kryetari i FED-it Jerome Powell i cili tha se duket se ekonomia e SHBA-së është jetëgjatë dhe më rritje të qëndrueshme ndërsa shkala e papunësisë është në nivel më të ulët në 50 vjet, por përballohet me rreziqe nga koronovairusit në Kinë.
Indeksi i aksioneve amerikane vazhdoi të rritet pasi investitorët shohin prapa përhapjes së koronovirusit duke u fokusuar në ekonomi lokale dhe likudititetin të bollshëm të bankës qendrore. Deklarata e kryetarit të Fed-it rreth elasticitetit të ekonomisë së SHBA-së gjithashtu e mbështeti tregun e aksioneve.
Nafta ra në nivel më të ulët në 13 muaj për shkak të gjendjes tronditëse të furnizimit. Përhapja e shpejtë të koronavirusit i vuri investitorët në alarm rreth një rënieje të madhe të kërkesës. Kontrata fjuçërs në naftë ranë poshtë 50 dollarë në fuçi për herë të dytë këtë muaj. Ndërkohë, Rusia dhe Arabia Saudite nuk ranë dakord rreth reduktimeve të prodhimit, që kërcënon t'i prishë marrëdhëniet të Moskës me OPEC-in. Çmimi i mallrave janë nën presion për shkak të rritjes së dollarit.