June 10, 2020

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rrit javën e kaluar, por ra të hënën dhe të martën. Të dhënat gjermane çuditërisht të dobëta për prill (eksporti dhe prodhimi industrial) kanë bërë presion në euro. Investitorët po presin vendimet e tjera të Rezervës federale së SHBA-së para takimit mbi politikën, i cili do të mbahet të mërkurën, dhe spekullojnë se një metodë e re mund të përfshijë kontrollin e lakores së interesit.
Paundi britanik u rimëkëmb në krahasim me dollarin edhe pse bisedime të fundit të post-Brexitit nuk kanë treguar asnjë përparim. Pa një marrëveshje me BE, Britania do të bjerë në rregulla të OBT-së në 2021, që mund të jetë një përfundim i pafavorshëm për paundin.
Jeni japonez u ndryshua pak dhe ishte shumë i paqëndrueshëm. Në fillim u dobësua, por të hënën dhe të martën u rrit sepse investitorët kanë vlerësuar mundësi i blerjes së nevojshme së bonove, apo një parashikim shumë të butë të Fedit.
Çmimi i arit ra pasi të dhënat e NFP-së të premten treguan se në maj ekonomia e SHBA-së ka shtuar 2,5 milionë vende pune, ndërsa ishte pritur që ky numri të jetë minus 8 milionë.
Aksionet e SHBA-së vazhduan të rriten. Investitorët kanë lërë pas dore trazira qytetare në SHBA dhe u përqendruan në rihapjen e ekonomisë globale dhe në fakt se indekset janë ende nën nivele në të cilat ishin në fillim të këtij viti, që për disa investitorë përfaqëson një sinjal kryesor për blerje.
Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit javën e kaluar por ra të hënën. OPEC+ ra dakord të shtunën të vazhdojë me reduktimin e prodhimit prej 9,7 milionë fuçish në ditë edhe në korrik. Megjthatë, Goldman Sachs paralajmëroi të hënën se ka gjasa çmimi të bjerë në javë të ardhshme për shkak të udhës së pasigurt të kërkesës për naftë dhe rritjes "frikësuese" të rezervave. Përveç kësaj, Libia mori një hap të rëndësishëm drejt ringjalljes së industrisë e saj duke rinisur prodhimin e naftës në dy fushë nafte pas ndalimit pesë-mujor.