July 29, 2020

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rrit më tej në krahasim me dollarin (e dobësuar). Marrëveshja financiare e fundit e MB-së dhe dollari i ulët vazhduan të shkaktojnë rritje të këtij çmimi monedhash. Të hënën, të dhënat e IFO-së së Gjermanisë u rritën ndjeshëm duke shkaktuar rritje të euros në nivelin më e lartë në 22 muaj.
Dolari u dobësua edhe në krahasim me paundin britanik, sepse optimizmi lidhur me marrëveshje tregtare MB-SHBA kompenson shqetësimet lidhur me Brexit-in.
Jeni japonez u rimëkëmb për shkak të përshkallëzimit të marrëdhënieve të këqija mes SHBA-së dhe Kinës. Përveç kësaj, rritja e numrit të infeksioneve anembanë botës e mbështesin valutën japoneze.
Çmimi i arit e arriti nivelin më e lartë të hënën, i mbështetur nga dobësia e dollarit amerikan për shkak të stimulit masiv qeveritar (dhe shtypjes së dollarit) dhe rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Kinës. Republikanët kanë rënë dakord (mes tyre) të mbështesin paketë stimuluese me vlerë prej 1 trilion dollarë në përpjekje për t'u ndihmuar njerëzve pa punë dhe ekonomisë në vështirësi, por Shtëpia e Demokratëve do paketë prej 3 trilionë dollarësh.
Indekset e bursave amerikane u ndryshuan pak. Sezoni i të ardhurave vazhdon këtë javë dhe Facebook, Amazon, Boeing dhe Apple do t'i publikojnë raportet e tyre tremujore. Rezerva federale do të takohet këtë javë për të diskutuar mbi ndryshimin e matjes së inflacionit, që mund të çojë në gjendje të zgjatur të normave të ulëta të interesit, dhe tregjet e aksioneve mund të përfitojnë nga kjo.
Çmimi i naftës kryesisht nuk u ndryshua. Rënia e dollarit i ndihmoi çmimin e naftës, ndërisa rritja e numrit të infeksioneve e pakësoi ndjenjën e tregtarëve me naftë.