September 2, 2020

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rrit pak javën e kaluar sepse tregjet e po presin fjalimin kryesor të kryetarit të Fed-it, Powell, në Xhekson Holl. Powelli shkaktoi rënie të dollarit në krahasim me shportë të valutave të tjera të enjten si sinjalizoi se Fed-i është i gatshëm ta lejojë inflacionin të rritet edhe mbi 2%, duke nënkuptuar se normat e interesit në SHBA do të mbetet në nivele shumë të ulëta në muaj të ardhshëm.
Paundi britanik u rrit në krahasim me dollarin për shkak të paqëndrueshmërisë në fund të javës, pasi çifti GBP/USD arriti nivel më të lartë në këtë vit. Ndërisa disa tregtarë janë në pushime verore, të tjerë u përqendruan në disa të dhëna ekonomike të MB-së më të mira se sa pritej, ndërisa dollari ra në krahasim me shumicë të kundërshtarëve të tij.
Jeni japonez lëvizi në një rang të ngushtë por ra gjatë javës për shkak të dorëheqjes së kryeministrit japonez Shinzo Abe, që shkaktoi paqëndrueshmëri në fund të javës, pasi investitorët u përqendruan në instrumente të strehës së sigurtë.
Çmimi i arit u rrit gjatë javës sepse dollari ra. Investitorët ishin të interesuar në lexim të të dhënave që treguan se Warren Buffet shiti shumë të aksioneve të tij bankare dhe bleu ar. Qëndrimi i butë të Powellit e mbështeti këtë metal javën e kaluar.
Indekse e SHBA-së vazhduan të rriten duke arritur nivele të reja më të larta për shkak të aksioneve të teknologjisë, që shkaktuan rritje të aksioneve. Ekziston një interes të veçantë në Apple dhe Tesla sepse të dy kanë ndarë aksione, që shkaktoi rënie të çmimit të aksioneve të tyre për një të katërtën, dhe për të pestën kur tregjet u rihapën të hënën.
Çmimi i naftës së papërpunuar vazhdoi me tregtinë në gjerësi kufitare, ndërisa u rrit në një nivel më të lartë në pesë muaj. Çmimi ishte i mbështetur nga uragani Laura në Gjirin e Meksikës e pasur me naftë, por uragani pastaj erdhi në stere në SHBA, duke ndikuar në furnizimet në të dy lokacione. Mbyllja e rafinerive dhe fushave nafte vazhduan ta mbështesin çmimin e naftës, sepse inxhinierët kanë përpjekur ta shesin naftën në tregje.