Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 14/09/2020 - 18/09/2020
September 16, 2020

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rimëkëmb në krahasim me dollarin. BQE-ja shprehu besim në rimëkëmbje të ekonomisë së zonës euro, ndërisa presidentja e BQE-së, Lagarde, tha pas takimit se BQE-së se ka një ndjenje pozitive sa i përket valutës së përbashkët evropiane. Ajo konfirmoi se BQE-ja nuk do të ndërhyjë në tregun e Forex-it për të parandaluar forcimin e euros, sepse kjo nuk është detyra e BQE-së.
Paundi britanik ishte në rënie të lirë javën e kaluar por u rimëkëmb të hënën dhe të martën. Votimi fillestar parlamentar mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të MB-së i cili mund të shkelë marrëveshje me MB-në ishte të miratuar të martën. BE-ja paralajmëroi se kjo mund të çojë në rrënim të negociatave, duke rritur mundësi që MB-ja të largohet nga BE-ja pa marrëveshje.
Jeni japonez u rimëkëmb për shkak të dollarit të dobët para takimit të Bankës së Japonisë mbi politikën monetare, i cili do të mbahet të enjten. Jenin e kanë mbështetur edhe lajmet e kësaj jave, që në zgjedhje partiake fitoi Yoshihide Suga, i cili u bë favorit për ta zëvendësuar kryeministrin Abe.
Në përgjithësi, indeksi i dollarit ra, sepse AstraZeneca vazhdoi në MB provat klinike për vaksinën e saj kundër COVID-19. Ndërkohë, Pfizer po përpiqet ta zgjerojë fazën 3 të provave për kandidatin e tij, ndërisa pritet që vaksina e parë të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti.
Për këtë arsye, çmimi i arit u rrit. Indekset e bursave amerikane u ndryshuan pak. Fillimisht ata ranë për shkak të shitjes së aksioneve teknologjike të premten për shkak të përmirësimit të sentimentit të tregut.
Çmimi i naftës ra javën e kaluar. Shqetësime lidhur me rimëkëmbje e kërkesës globale për naftë të goditura nga pandemia e koronavirusit, mbizotëruan. Megjithatë, uragani Sally e mbështeti të martën çmimin e naftës. Uragani i dytë i rëndësishëm të muajit të kaluar shkaktoi mbyllje të kompanive energjetike, porteve dhe rafinerive.