November 4, 2020

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Valuta e përbashkët evropiane u dobësua ndjeshëm por u rrit sepse pritet fitimi i Bidenit. Në qoftë se zgjedhjet bëhen e diskutueshme, tensionet mund të rriten dhe trendi mund të ndryshohet.
Paundi britanik ishte shumë i paqëndrueshëm. Në fillim dobësoi por u rimëkëmb të martën. BE-ja dhe MB-ja shkojnë drejtë marrëveshjes, por mbyllja e re e imponuar nga kryeministri Johnson, bëri presion në paund. Megjithatë, shpresat që marrëveshja do të arrihej janë të mëdha.
Jeni japonez u ndryshua pak. Mbylljet e reja dhe rritja eksponenciale e infeksioneve bëri presion në sentiment të tregut dhe shkaktoi rritje të jenit. Në përgjithësi, indeksi i dollarit u ndryshua pak. Fed-i do të takohet të enjten por nuk do të tregojë asnjë ndryshim të politikës, ndërisa priten parashikimet e reja në dhjetor. Asgjë nuk duhet të shkaktojë ndryshim të shpejtë të politikës.
Indekset amerikane kanë rënë ndjeshëm javën e kaluar, por u rimëkëmb të hënën. Kompanitë e mëdha teknologjike kanë parë fitime më të ulëta se sa më parë. Vlerësimet e larta dhe përkeqësimi i parashikimit global ekonomik bëri presion në treg të aksioneve pavarësisht nga fakti se Apple, Amazon dhe Facebook publikuan rezultat më të mira se sa pritej.
Çmimi i arit u ndryshua pak po ishte shumë i paqëndrueshëm. Zgjedhje presidenciale në SHBA janë në fokus. Nëse Joe Biden fiton dhe Demokratët fitojnë shumicë në Senat, ka shumë gjasa se stimuli i madh fiskal do të miratohet, që mund ta mbështesë çmimin e arit.
Çmimi i naftës së papërpunuar ra ndjeshëm javën e kaluar por u rimëkëmb të hënën dhe të martën. Masat e reja të mbylljes së bashku me rritjen e prodhimit në Libi, Irak dhe Norvegji bëri presion në çmim të naftës. Megjithatë, rubla ruse ra të hënën dhe Rusia sinjalizoi që reduktime të prodhimit të OPEC-it prej 2 milionë fuçish në ditë, do të zgjasë edhe në vitin 2021.