Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 09/11/2020 - 13/11/2020
November 11, 2020

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Valuta e përbashkët evropiane u rimëkëmb ndjeshëm për shkak të pritjes së fitimit të Joe Bidenit në zgjedhje në SHBA, por trendi u ndryshua të hënën për shkak të kushteve të shitjes së tepruar të dollarit amerikan, i cili u rrit në nivel 92, siç bëri në gusht dhe shtator.
Paundi britanik u rimëkëmb për shkak të optimizmit të post-Brexit-it dhe të rënies së kërkesave të përfitimeve të papunësisë së bashku me rritjen e pagave i cila ishte më e mirë se sa pritej. Dhoma e lartë të Parlamentit britanik e amendoi ligjin e diskutueshëm të tregjeve të brendshme në kundërshtim Marrëveshjen e tërheqjes së Brexit-it. Përfaqësuesit evropianë janë ende në Londër për negociatat e mëtejshme, që siguron shpresa që marrëveshja do të arritet deri në mes të nëntorit.
Jeni japonez u rimëkëmb por trendi u ndryshua të hënën pasi Pfizer dhe BioTech gjerman raportuan se vaksina e tyre kundër COVID-19 është efektive në parandalimin e Kovidit në më shumë se 90% të rasteve.
Indekse amerikane u rritën ndjeshëm javën e kaluar ndërisa USA500 e arriti nivelin rekord të hënën. Perspektiva e një vaksinë të sukseshme dhe Joe Bideni në Shtëpi të Bardhë shkaktuan rritje të sentimentit. Në të njëjtën kohë, kompanitë e mëdha, fituesit e pandemisë, kanë rënë, sepse vlera e tyre të lartë bëri presion në to, sepse investitorët kanë blerë aksione më tradicionale.
Çmimi i arit u rrit ndjeshëm për shkak të përfundimit pozitiv të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, por ishin në rënie të lirë të hënën pas ndryshimit të papritur të sentimentit ndaj aksioneve jo-teknike. Çmimi i arit ra më shumë se 100 dollarë në disa orë.
Çmimi i naftës u rrit javën e kaluar. Masat e reja të mbylljes së bashku me rritje e vrimave të naftës kanë bërë presion në çmimin e naftës. Megjithatë, optimizmi i ri pas zgjedhjeve në SHBA ishte i dukshëm anembanë tregjeve së bashku me shpresat lidhur me vaksinën, që shkaktoi rritje të çmimit të naftës.