November 18, 2020

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Valuta e përbashkët evropiane u rimëkëmb javën e kaluar. Numri i infeksioneve me koronavirus ra në Francë. Tregjet u gëzuan sepse firma bioteknologjike Moderna publikoi një raport, në të cilën tha se vaksina e saj kundër koronavirusit tregoi 94,5% të efektshmërisë.
Paundi britanik u rimëkëmb për shkak të post-Brexit optimizmit. Kryenegociator i MB-së, David Frost, tha se marrëveshja mund të arritet në fillim të javës së ardhshme. Të dy palët do të takohen në Bruksel këtë javë duke u përpjekur të bëjnë përparim para videokonferencës së udhëheqësve të BE-së.
Jeni japonez u rimëkëmb sepse investitorët mendojnë se vaksina efektive ësthë një gjë tjetër sesa distribucion dhe pranim. Zvogëlimi i diferencave mes jenit japonez dhe bonove të shtetëve perëndimore e mbështeti këtë valutë.
Indekse amerikane u rritën ndjeshëm javën e kaluar ndërisa USA500 u afroi nivelit rekord të hënën. Perspektiva e një vaksinë të sukseshme dhe Joe Bideni në Shtëpi të Bardhë shkaktuan rritje të sentimentit. Në lidhje me këtë, kompanitë e mëdha të teknologjisë, si fituesit i pandemisë ishin të braktisura për shkak të presionit, që e bëri vlera e tyre në to. Në fund të fundit, njerëz do të shpenzojnë më pak kohë duke bërë sende online dhe duke e shikuar televizor, nëse kufizime lehtësohen dhe nëse frika e infeksionit me koronavirusin zhduket. Tesla zyrtarisht u bë pjesa e indeksit S&P500.
Çmimi i arit vazhdoi të rritet gradualisht për shkak të optimizmit post-zgjedhore dhe përfitoi edhe nga dobësia e dollarit.
Çmimi i naftës u rrit ndjeshëm javën e kaluar, sepse investitorët i përshëndetën lajmet pozitive lidhur me vaksinë e Pfizer-it. OPEC dhe aleatët e saj kanë mbajtur një takim ministror të martën për të parë plane për reduktime të furnizimit me naftë në vitin e ardhshëm, sepse kriza shëndetësore e përkeqëson perspektivën e kërkesës në të ardhmen. Megjithatë, rritja e numrit të infeksioneve dhe vrimave të naftës në SHBA kanë bërë presion në çmimin e naftës.