Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 11/01/2021 - 15/01/2021
January 13, 2021

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro ra ndjeshëm në krahasim me dollarin. Rritja e interesit të obligacioneve afatgjata qeveritare e forcoi dollarin (i cili është në zonë të shitjes së tepruar) në krahasim me të gjitha monedha kryesore. Pandemia vazhdon të "erëgsohet" në të dy anët e Atlantikut. Pasojat e mbledhjeve gjatë festave mbeten ende të shihen.
Monedha britanike u mbet në nivele më të ulëta për shkak të një përkeqësimi të situatës shëndetësore në Britaninë e Madhe dhe masave të rrepta për kufizim të përhapjes së virusit. Sidoqoftë, Andrew Bailey, guvernatori i Bankës së Anglisë tha të martën se normat negative ishin një çështje e diskutueshme, duke siguruar mbështetje për paundin. Paundi gjithashtu gjeti mbështetje në rritjen e shkallës së vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Jeni japonez u dobësua ndërsa dollari u rrit për shkak të ngritjes së interesit të obligacioneve afatgjata.
Zgjedhjet në Xhorxhi treguan se kontrolli i Senatit Amerikan tani është në duar të Demoraktëve, e kjo mund të vazhdojë të bëjë presion mbi dollarin në muajt që vijnë.
Indekset e aksioneve amerikane u rritën pak. Të Premten, bankat e mëdha do të publikojnë raportet e tyre tremujore duke e nisur sezonin e fitimeve.
Çmimi i arit ishte në rënie të lirë ndërsa rritja e interesit të obligacioneve zvogëloi tërheqjen e metaleve të çmuar.
Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit ndjeshëm pasi ministrat e vendeve prodhuese të naftës vendosën të mos e rrisin prodhimin. Për më tepër, Arabia Saudite vendosi të ulë vullnetarisht prodhimin e saj me 1 milion fuçi në ditë në shkurt dhe mars. Një rritje shtesë e siguroi rënia e mëtejshme e rezervave të naftës së papërpunuar në SHBA.