February 17, 2021

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u ndryshua pak javën e kaluar. Vaksinimi i paorganizuar në BE bëri presion në euro, ndërsa perspektiva e një marrëveshje të re stimuli prej 1.9 trilionë dollarësh bëri presion në dollarin. Treguesi gjerman i ndjenjës ekonomike ZEW befasoi (shumë) pozitivisht të martën duke i dhënë një mbështetje euros.
Paundi britanik vazhdoi të rritet në krahasim me dollarin. Përparimi i vaksinimit kundër koronavirusit mbeti mbështetës për paund ashtu si aludimi i kryeministrit Johnson se më e keqja kaloi dhe se masat për kufizim të pëhapjes së koronavirusit i afrohen fundit.
Jeni japonez vazhdoi të dobësohet, pasi sendimenti ndaj rrezikut vazhdoi të mbizotërojë në tregjet ndërsa qeveria është kritikuar gjithashtu për vaksinim të ngadalë.
Indekset e aksioneve të SHBA-së vazhduan të arrijnë nivele më të larta. Një sezon i shkëlqyeshëm fitimesh, vaksinimi relativisht i suksesshëm, rritja e pritjeve lidhur me inflacionin si edhe rënia e dollarit e normat e ulëta të interesit vazhduan t'i detyrojnë investitorët trejt tregut të aksioneve.
Çmimi i arit u mbet nën presion por u rrit pasi obligacione i bonove shtetërore amerikane u rritën në nivele të reja më të larta. Bitcoin si një ari dixhital po e fiton interesin e shumë investitorëve dhe njësive publike dhe ka arritur një nivel më të lartë, e kjo gjithashtu është negative për ar.
Çmimi i naftës vazhdoi të rritet, ndërisa nafta WTI e arriti nivelin psikologjik të 60$. Tensionet në Lindjen e Mesme e shkaktuan rritjen e çmimit në nivelin më e lartë në 13 muaj. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen kapi dhe shkatërroi një dron të ngarkuar me eksploziv të gjuajtur nga grupi Houthi, i lidhur me Iranin, në një përpjekje për t'i sulmuar aeroportet saudite dhe rafineritë e naftës. Mot shumë i ftohtë në Teksas në SHBA shkaktoi mbyllje të rafinerive të naftës. Teksasi prodhon afërsisht 4.6 milion fuçi nafte në ditë dhe është shtëpia e 31 rafinerive. Ndërprerja e energjisë elektrike gjithashtu shkaktoi ndjenje ndaj blerjes.