February 24, 2021

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rimëkëmb javën e kaluar në krahasim me dollarin, si Kongresi i SHBA-së ia ktheu vëmendjen programit të ri të stimulit fiskal. Christine Lagarde, presidentja e BQE-së tha se "mbikëqyr nga afër zhvillimin e interesit afatgjatë të obligacioneve nominale", duke sinjalizuar se BQE-ja është e gatshme t'i ulë kthimet e borxhit, nëse do të ishte e nevojshme.
Paundi britanik arriti një nivel të ri më të lartë në tre vjet. Kryeministri i MB-së, Boris Johnsoni prezantoi planin e tij të rihapjes. Qëllimi është që të shmanget një mbyllje tjetër, duke e bërë lehtësimin pesëjavor të pakthyeshëm.
Jeni japonez u rimëkëmb për shkak të rënies së dollarit, pasi presidenti i SHBA-së, Joe Bideni njoftoi se administrata e tij do të kërkojë vendosje të një programi të ri të shpenzimeve të infrastrukturës.
Indekset e aksioneve të SHBA-së, kryesisht ato që e ndjekin sektorin e teknologjisë, ranë ndjeshëm. Rritja e interesit të obligacioneve afatgjata, që shërbejnë si një vlerësim i aksioneve i trembën investitorët, të cilët kanë braktisur këto aksione dhe u përqendruan në ato industriale dhe ato që presin përfitim nga rihapja e ekonomisë.
Jerome Powell, kryetari i Rezervës Federale, do të dëshmojë para Kongresit dhe të japë të dhënat e reja, nëse Fed-i do të reagojë me lehtësimin e perceptimit se rreziku do të bëjë presion në ekonominë e SHBA-së.
Çmimi i arit u mbet nën presion por u rrit të hënën për shkak të frikës lidhur me inflacionin, sepse rritja e çmimeve të mallrave dhe mbivlerësimi i tregjeve të aksioneve e mbështetën çmimin e arit. Interesi i obligacioneve shtetërore që shërben si një masë të pritjeve të inflacionit u rrit në nivel të ri më të lartë.
Çmimi i naftës vazhdoi të rritet. Temperatura shumë të ulëta në pjesën jugore të SHBA-së shkaktoi mbyllje i shumë rafinerive, duke e ulur prodhimin e naftës në SHBA për rreth 40%. Moti i ngrohtë më në fund erdhi por rifillimi i prodhimit në Teksas mund të kërkojë javë. Përveç kësaj, rënia i rezervës së naftës në SHBA vazhdoi ta mbështesë çmimin e naftës, si edhe vaksinimi.