May 26, 2021

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u forcua lehtësisht në krahasim me dollarin, duke u vendosur mbi nivelin e 1,22, duke përfituar nga dobësia e dollarit dhe rihapja e Evropës, dhe pasi një numër i zyrtarëve të Fed-it përsëritën qëndrimin e tyre të butë - se ekonomia amerikane ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe se inflacioni është kalimtar.
GBP / USD u ndryshua pak. Paundi u mbështet nga komentet e guvernatorit të Bankës së Anglisë Bailey, i cili largoi shqetësimet në lidhje me rritjen e inflacionit. Çifti erdhi afër nivelit i 1.42 për shkak të dobësisë së dollarit, edhe pse Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen hodhi poshtë ndryshimet në protokollin e Irlandës së Veriut.
Jeni japonez vahzdoi të rritet në krahasim me dollarin. Nga njëra anë, jeni u mbështet nga rënia e normës së obligacioneve shtetërore amerikane dhe shëndeti publik shqetësues në Azinë Juglindore, ndërsa dollari (i cili është në zonë të shitjes së tepruar) rezistoi në menyrë të fuqishme.
Çmimi i arit mbeti afër nivelit 1,900 dollarë. Komentet mbështetëse nga zyrtarët e Fed-it kanë bërë presion në dollarin dhe ofruan të dhëna të reja se një mjedis me norma të ulëta interesi do të mbetet në fuqi për një kohë të gjatë. Shitja e dollarit amerikan së bashku me një rënie të normave të obligacioneve shtetërore e mbajti metalin e verdhë në nivele të larta.
Indekset amerikane u rritën për shkak të optimizmit të vazhdueshëm lidhur me botën post-pandemike dhe mesazheve të buta nga banka qendrore e SHBA-së. Sezoni i fitimeve po përfundon dhe rezultatet e forta të fitimeve vërtetuan rritjen e fundit të aksioneve.
Çmimi i naftës ishte shumë i paqëndrueshëm javën e kaluar. Nafta e papërpunuar ra ndjeshëm së pari për shkak të lajmeve se SHBA-ja dhe Irani po shkonin drejt një marrëveshjeje mbi përdorimin e energjisë bërthamore në Iran, e cila do të rrinte furnizimin me 1 milion fuçi ose më shumë në muajt e ardhshëm. Sidoqoftë, çmimet e naftës u rritën në 66 dollarë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Blinkeni, tha gjatë fundjavës se nuk kishte asnjë tregues se Irani është i gatshëm të veprojë në përputhje me marrëveshjen bërthamore. Një situatë e përmirësuar shëndetësore në Indi, ku numri i infeksioneve të reja ra në 220,000, ishte gjithashtu mbështetëse për çmimet e naftës.