November 10, 2021

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u ndryshua pak në krahasim me dollarin. Kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane, Philip Lane, përsëriti natyrën "kalimtare" të inflacionit aktual, por ishte relativisht optimist në lidhje me perspektivën ekonomike.
Javën e kaluar, paundi britanik ra në nivel të ri më të ulët pasi Banka e Anglisë nuk e ndryshoi politikën e saj monetare të butë. Vështirësitë post-Brexit-it vazhduan të bërin presion në paundin. BE-ja pret që Britania e Madhe të bëjë hapin tjetër në negociata, pasi shqaroi se Bashkimi do të reagojë në mënyrë reciproke nëse Britania vendos të nxisë Nenin 16.
USD/JPY ra më tej pasi rendimenti i obligacioneve shtetëtrore 10-vjeçare ranë poshtë 1,5%. Në përgjithësi, indeksi i dollarit amerikan ndryshoi pak duke lëvizur rreth 94 pikë.
Çmimi i arit u rrit, dhe iu afrua nivelit më të lartë në dy muaj, pra shumë mbi 1,800 dollarë. Kongresi amerikan e miratoi ligjin infrastrukturor me vlerë prej 1 triolion dollar, i cili tregoi likuiditetin e ri të dollarit, dhe çmimi i arit mund të përfitojë nga kjo.
Indekset amerikane janë ende duke arritur nivele të reja më të larta të të gjitha kohërave, të nxitura nga rezultatet e shkëlqyera të fitimeve të kompanive publike dhe politika monetare shumë e lehtësuar e Fed-it.
Çmimi i naftës ishte shumë i paqëndrueshëm. Importet e naftës së papërpunuar të Kinës ranë në tetor në nivelin më të ulët që nga shtatori i 2018 në të njëjtën kohë, raportohet se negociatat për një marrëveshje bërthamore iraniane do të fillojnë në fund të muajit, dhe këto fakte kanë bërë presion në çmimet e naftës. Nga ana tjetër, OPEC+ konfirmoi vendimin e tij të mëparshëm për rritje mujore të prodhimit prej (vetëm) 400,000 fuçi në ditë deri më prill 2022 dhe tregjet e naftës ende përballohen me deficitin.