August 3, 2022

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rrit ndaj dollarit pas rritjes së normave të interesit nga FED me 75 pikë bazë, por shifrat e PBB-së së SHBA-së konfirmuan se SHBA-ja ka hyrë në një recesion teknik dhe tregtarët tani presin që Fed të rrisë normën e interesit për 50 pikë bazë në shtator.
Paundi britanik u rrit dhe arriti nivelin më të lartë në një muaj, për shkak të të dhënave të përziera ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar dhe dollarit amerikan më të dobët. Gara zgjedhore e partisë konservatore u ngushtua në dy, pra Rishi Sunak a Liz Truss që do të zëvendësojë në shtator kryeministrin Johnson, i cili largohet nga pozita.
Jeni japonez këtë javë vazhdoi rënien e tij duke renë në nivelin më të ulët në dy muaj, pavarësisht nga dollari më i butë.
Çmimi i arit u rrit javën e kaluar duke përfituar nga dobësia e gjerë e dollarit. Treguesit se inflacioni mund të ketë arritur kulmin dhe se Fed mund të zbusë rritjen e normave së bashku me një rritje të tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës mbi Tajvanin kanë mbështetur metalin e çmuar.
Të gjithë indekset e mëdha të aksioneve të SHBA-së u rritën. Sezoni i fitimeve përshpejtoi javën e kaluar, dhe kompanitë si Microsoft, Tesla dhe Exxon që të gjitha publikuan rezultate financiare më të mira se sa pritej. Rreth 78% e kompanive që publikuan rezultate financiare deri më sot kanë tejkaluar pritjet.
Çmimi i naftës u rrit gjatë gjithë javës së kaluar por po bie përpara takimit të kësaj të mërkure të OPEC-ut për shkak të shqetësimeve rreth kërkesës në të ardhmen. Karteli i naftës pritet të mbajë nivelet aktuale të prodhimit të tij, pra ta rrisë prodhimin për 650,000 fuçi në ditë, por disa analistë besojnë se ka gjithashtu mundësi që këto kuota të rriten.