September 21, 2022

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro ra ndaj dollarit pasi rezultatet e CPI-së treguan se inflacioni në SHBA ishte më i lartë se sa pritej, duke rritur gjasat e një rritjeje më të mprehtë të normave të interesit nga Fed-i këtë javë.
Paundi britanik ra ndjeshëm deri në fund të javës dhe arriti një nivel më të ulët në tridhjetë e shtatë vite në krahasim me dollarin. Paundi ra pasi të dhënat e PBB-së, inflacionit dhe shitjeve me pakicë sugjeruan se ka gjasa që recesioni të zgjatet.
USD/JPY lëvizi në nivelet më të larta gjatë javës, dhe çifti iu afrua nivelit më të lartë në njëzet vite për shkak të rritjes së dollarit.
Çmimi i arit ra javën e kaluar në nivelin më të ulët që nga prilli 2020, për shkak të pritjeve të rritjes më të mpërehtë të normave të interesit.
Aksionet amerikane lëviznin në nivele më të ulëta sepse ndjenja u bë negative. Të premten Goldman Sachs shkurtoi parashikimin për PBB-në të SHBA-së dhe parashikoi një politikë më agresive nga FED-i, gjë të mund të shkaktojë rritje të papunësisë.
Çmimi i naftës ishte pak më të lartë javën e kaluar pavarësisht të dhënave zhgënjyese të EIA-së mbi rezervat e naftës. Nga ana tjetër, një marrëveshje e mundshme bërthamore me Iranin duket se është në qorrsokak, pavarësisht nga kriza energjetike.