September 28, 2022

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro ra ndaj dollarit në nivelet më të ulta në njëzet vjet, pasi FED vendosi ta rrisë normën e interesit për 75 pikë bazë. FED gjithashtu rishikoi parashikimet e tij të rritjes ekonomike këtë vit dhe deklaroi se normat e interesit do të vazhdojnë të rriten si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm.
Paundi britanik ra ndjeshëm në nivelim më të ulët të të gjitha kohërave të premten, pasi qeveria britanike njoftoi uljen e taksave për ata që fitojnë shumë, edhe ndërsa vendi lufton kundër inflacionit të lartë. Tregtarët janë shumë të kujdesshëm këtë javë, sepse ka gjasa Banka e Anglisë të organizojë një takim urgjent për të njoftuar një tjetër rritje të normave të interesit, a për të ndërhyrë në tregjet e monedhave të huaja për të mbështetur paundin.
USD/JPY u rrit gjatë javës por përjetoi paqëndrueshmëri të jashtëzakonshme të enjten kur Banka Qendrore Japoneze vendosi të mos i ndryshojë normat e interesit. Çift monedha arriti një nivel më të lartë në njëzet vjet, por banka më pas njoftoi se po blinte jenin dhe po shiste dollarin për të mbështetur monedhën e saj, duke bërë që çift monedha të binte.
Çmimi i arit ra përsëri javën e kaluar duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2020 për shkak të lajmeve zhgënjyese se normat parashikohen të ulen më e afërta në vitin 2024.
Aksionet amerikane lëvizin në nivele më të ulëta ndërsa tregtarët u përballën me gjasat në rritje të një recesioni në Shtetet e Bashkuara. Të enjten Goldman Sachs shkurton objektivin e tij për S&P 500, duke parashikuar se aksionet e SHBA-së mund të shkojnë nën nivelet e tanishme deri në fund të vitit.
Çmimi i naftës ra javën e kaluar ndërsa sentimenti i tregut u përkeqësua. Një dollar më i lartë dhe frika se kërkesa për naftë mund të bie për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike ushtrojnë presion mbi naftën. Megjithatë, OPEC-u do të takohet javën e ardhshme dhe mund të shkurtojë prodhimin e tij. Një uragan në brigjet e Shteteve të Bashkuara ka ofruar një mbështetje në ditët e fundit.