Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 26/09/2022 - 30/09/2022
October 5, 2022

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro ra në nivelet më të ulëta në njëzet vjet ndaj dollarit pas fjalimeve të zyrtarëve të Fed-it që sugjeruan se Fed-i nuk do të ngadalësojë rritjen e normave të interesit deri sa inflacioni të jetë nën kontroll. Megjithatë, çifti EUR/USD përfundoi javën në nivele më të larta pasi inflacioni i zonës euro doli më i lartë se ç'pritej, duke rritur shpresat për rritje më të mprehtë të normave të interesit në Evropë.
Paundi britanik arriti një tjetër nivel më të ulët në krye të javës pasi investitorët shprehën qëndrimin e tyrë mbi vendimin e qeverisë për të shkurtuar taksat për fitimtarët e mëdhenj. Por paundi e përfundoi javën në nivele më të larta pasi Banka e Anglisë njoftoi se do të blejë obligacione me vlerë prej 65 miliardë paundesh sepse fondet e pensioneve i kërcënon kolaps financiar. Lajmi se qeveria vendosi të anullojë shkurtimin e taksave të hënën e mbështeti paundin këtë javë.
USD/JPY lëvizi në nivele më të larta gjatë javës, por çifti ishte shumë më pak i paqëndrueshëm sepse një javë më parë Banka e Japonisë ka ndërkyrë nëpërmjet blerjes së jenit në tregjet e monedhave të huaja.
Çmimi i arit filloi të rritet javën e kaluar dhe e përfundoi javën në nivele më të larta pasi dollari ra. Metali i çmuar arriti nivel më të lartë në tri javë për shkak të tensioneve në rritje në Azi, pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë të fuqishme mbi Japoninë.
Aksionet e SHBA-së ranë përsëri javën e shkuar ndërsa ndjenja vazhdoi të jetë negative sepse ka gjasa që normat e larta të interesit të mbeten për një periudhë më të gjatë, dhe si pasojë, edhe recesioni mund të zgjasë. Këtë javë aksionet janë rritur pasi banka qendrore australiane rriti normat me më pak se ç'pritej, duke zgjuar shpresa se bankat e tjera mund të ndjekin një politikë të ngjashme për të parandaluar një recesion më të thellë.
Çmimi i naftës u rrit javën e kaluar përpara takimit të OPEC +, i cili do të organizohet të mërkurën. Rusia kërkonte një ulje të prodhimit prej 1 milion fuçi në ditë dhe shkaktoi rritje të çmimeve. Lajmet e kësaj jave se OPEC mund të diskutojë për reduktime më të mëdha të prodhimit e mbështetën çmimin e naftës së papërpunuar.