January 18, 2023

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro u rrit në krahasim me dollarin javën e kaluar e arriti nivelin më të lartë në gjashtë muaj. Politikëbërësit e BQE-së vazhduan të deklarojnë synimin e tyre për të luftuar inflacionin, duke lënë të kuptohet se normat e interesit të eurozonës do të vazhdojnë të rriten për një periudhë më të gjatë.
Paundi britanik u rrit në krahasim me dollarin ndërsa dollari vazhdoi të bjerë në krahasim me valutat e tjera. Shifrat e CPI-së ishin më të ulëta se sa pritej, gjë që bën presion negativë shtesë mbi dollarin.
USD/JPY ra në një nivel më të ulët në shtatë muaj pasi Guvernatori i Bankës së Japonisë, Kuroda, theksoi se banka mbeti e angazhuar ndaj politikës monetare aktuale.
Çmimi i arit u rrit në një nivel më të lartë në tetë muaj, pasi metali i çmuar mbeti tërheqës për investitorët që nuk duan rrezik. Shifrat e CPI-së të SHBA=së mbështetën metalin e çmuar, ndërsa perspektiva e Fed-it që ta ngadalësojë ritmin e rritjes së normave po tërheq gjithashtu blerësit.
Aksionet amerikane u rritën javën e kaluar pasi u rritën shpresat se ekonomia amerikane mund të përjetojë një të ashtuquajtur zbritje të butë. Shifrat më të ulëta të inflacionit të CPI-së të SHBA-së gjithashtu siguruan mbështetje për aksionet.
Çmimi i naftës u rrit pasi tregtarët u bënë të sigurtë se kërkesa kineze për naftë do të rritet pas publikimit të shifrave që treguan këtë në dhjetor të vitit të kaluar. Administrata e Informacionit të Energjisë të enjten e kaluar parashikoi rritje të kërkesës së naftës në SHBA me 50 mijë fuçi në ditë, krahasuar me vitin e kaluar.