Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 23/01/2023 - 27/01/2023
February 1, 2023

Mohim i rrezikut: Shembulli më poshtë është vetëm për qëllime ilustruese dhe bazohet në lëvizjet e çmimeve të nxjerra nga Kontratat për Diferencë (CFD). Llogaritjet pasqyrojnë rezultate hipotetike duke përdorur të dhëna historike ose të specifikuara të çmimit për instrumentin përkatës në datën e deklaruar dhe nuk janë tregues i performancës së ardhshme. Çdo mbështetje te ky material bëhet rreptësisht me rrezikun e vetë përdoruesit.
Euro ra në krahasim me dollarin javën e kaluar. Tregtarët u fokusuan përsëri në astetet e strehës së sigurtë për shak të shqetësimeve mbi ekonominë amerikane përpara takimit të FED-it të kësaj jave.
Paundi britanik ra kundrejt dollarit pasi të dhënat më të dobëta të shërbimeve në Mbretërinë e Bashkuar, shkaktuar nga veprimeve të reja të grevës nga shërbimi shëndetësor dhe punonjësit e shërbimit hekurudhor, shqetësuan tregtarët. Britania e Madhe do të jetë ekonomia e vetme e madhe në recesion këtë vit.
USD/JPY lëvizi pak më lart pasi Japonia raportoi të dhëna më të dobëta të prodhimit.
Çmimi i arit ishte përgjithësisht i qëndrueshëm javën e kaluar dhe ky metal i çmuar përsëri arriti një nivel të ri më të lartë në nëntë muaj. Viti i Ri kinez dhe sezoni i dasmave indiane vazhdojnë të stimulojnë rritjen e kërkesës fizike për ar.
Aksionet e SHBA-së u rritën javën e kaluar dhe tregtarët kanë blerë aksione teknologjike përpara publikimin të raportit financiar nga firmat e sektorit teknologjik. Fitimet më të mira se sa pritej të publikuara si edhe raproti i shitjeve më të larta në janar nga Tesla gjithashtu kishin një efekt mbështetës në tregun më të gjerë.
Çmimi i naftës kaloi pjesën më të madhe të javës duke lëvizur në nivele më të larta, vetëm për të rënë në nivelin më të ulët në një javë të premten. Kjo ndodhi pasi raportet sugjeruan se OPEC ka të ngjarë t'i përmbahet niveleve të tanishme të prodhimit, do me thënë me reduktimin prej 2 milion fuçi në ditë në takimin më 1 shkurt. Tregtarët më parë kishin pritur një ulje shtesë të prodhimit deri në 500,000 fuçi në ditë.