Dollari australian u rrit kundrejt dollarit amerikan gjatë tregtimit evropian mbi nivelet 0.6530.
Çifti i valutave AUD/USD ka përparuar lart pasi të dhënat e Prodhimit të Kinës, më të mira se sa pritej, po krijojnë presion pozitiv mbi dollarin australian, pasi Australia është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kinës. Në Australi, matësi i inflacionit MI për qershorin doli me të dhëna më të ulëta për këtë muaj sesa muajin e kaluar (0.1% këtë muaj kundrejt -0.4% për muajin e kaluar). Në SHBA, të dhënat e Çikagos PMI për qershorin (42.7 eksp) do të publikohen (14:45 GMT+1).