CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 69% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.
CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 70.88% e llogarive të klientëve me pakicë humbasin para kur bëjnë tregti me CFD. Duhet të merrni parasysh nëse e kuptoni se si fuknsionojnë CFD-të dhe nëse e përballoni dot rrezikun e lartë të humbjes së të gjithë kapitalit që keni investuar.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 21/01/2026 - 21/01/2026

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 21/01/2026

21 Janar, 2026
Analiza javore 21/01/2026 Kalendari Ekonomik

EUR/USD: Euro shënoi vlerën më të ulët në disa javë, nën presionin e forcimit të dollarit amerikan, pasi shumica e të dhënave ekonomike në SHBA rezultuan më të mira se parashikimet.

Paundi Britanik (GBP): Monedha britanike u luhat pranë niveleve më të ulëta mujore, pavarësisht të dhënave pozitive për PBB-në e Britanisë në fillim të javës, teksa dollari fitoi terren ndaj të gjitha valutave kryesore.

USD/JPY: Dollari shënoi rritje të lehtë ndaj jenit japonez, ndërsa vëmendja e investitorëve mbetet te ndikimi që mund të ketë njoftimi i pritshëm për zgjedhje të parakohshme në Japoni.

Ari (Gold): Çmimet e arit e mbyllën javën në rritje duke prekur maja të reja historike (rekorde), si pasojë e tensioneve gjeopolitike dhe mundësisë së sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.

Bursat Amerikane (S&P 500): Indeksi S&P 500 pësoi një rënie të lehtë, por aksionet e lidhura me Inteligjencën Artificiale (AI) mbizotëruan tregun. Rezultatet e larta të Taiwan Semiconductor nxitën sektorin e çipave dhe forcuan më tej trendin e teknologjisë AI.

Nafta (Oil): Çmimet e naftës u mbyllën me një rënie të lehtë, ndonëse në fillim të javës arritën nivelin më të lartë në dy muajt e fundit. Kjo kthesë erdhi pasi SHBA-ja u duk se u distancua nga ideja e një sulmi të pashmangshëm ndaj Iranit.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani