CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 74% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 18/10/2021 - 22/10/2021

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 20/10/2021

20 Tetor, 2021
Analiza javore 20/10/2021 Kalendari Ekonomik

Euroja u rrit në krahasim me dollarin. Sidoqoftë, zyrtari i BQE-së, Francois Villeroy de Galhau, vuri në dukje të martën se nuk ka asnjë arsye që BQE-ja të merr në konsideratë rritje të normës së interesit deri në fund të vitit të ardhshëm. Kjo kufizoi potencialin e rritjes së EUR/USD.

Paundi u rrit ndjeshëm pasi guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, foli për rritjen e normës të interesit për të frenuar rritjen e inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Boris Johnson u zotua të zgjidhë mosmarrëveshjen me BE-në mbi Protokollin e Irlandës së Veriut.

USD/JPY u rrit më tej, duke arritur nivelin më e lartë që nga fundi i vitit 2018 dhe u konsolidua mbi 114. Në përgjithësi, indeksi i dollarit amerikan ra, veçanërisht pasi të dhënat zhgënjyese të prodhimit industrial të publikuara të martën zbutën pritjet për qëndrim të ashpër të FED-it gjatë takimit të adrdhshëm (i cili do të mbahet në fillim të nëntorit).

Çmimi i arit u rrit duke qenë shumë i paqëndrueshëm. Të martën, çmimi i arit lëvizi rreth 1,780 dollarë.

Indekset e aksioneve amerikane u rritën pasi sezoni i fitimeve mori hov. Bankat e mëdha të investimeve publikuan rezultate të shkëlqyera tremujore javën e kaluar, ndërsa prodhuesi i makinave elektrike Tesla pritet ta publikojë raportin financiar të enjten.

Çmimi i naftës vazhdoi të rritet sepse kërkesa globale po kontribuon ende në mungesat e energjisë në të gjithë botën. Mungesa e energjisë, qymyrit dhe gazit natyror dhe moti i ftohtë në hemisferën veriore shkaktuan rritje të çmimit të naftës. Nga ana tjetër, vendet e OPEC+ janë të kënaqur me situatën ekzistuese sepse të ardhurat e tyre në dollarë janë rritur në mënyrë dramatike.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani