CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 15/06/2020 - 19/06/2020

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 17/06/2020

17 qershor, 2020
Analiza javore 17/06/2020 Kalendari Ekonomik

Euro u ndryshua pak por optimizmi mbizotëroi dhe i dërgoi EUR/USD në nivele të reja të larta, sepse ngjarjet e javës së kaluar treguna se sentimenti mund të ndryshohet shumë shpejt. Tregjet u gëzuan të hënën për shkak të stimulit fiskal dhe financiar të SHBA-së, sepse Rezerva federale vendoi të nisë një program të blerjes së bonove korporative.

Paundi britanik nuk u ndryshua në krahasim me dollarin për shkak të paqëndrueshmërisë së lartë. Ekonomia britanike ra me 20,4% në prill. MB-ja tha të premten se nuk do të zgjasë bisedimet pas dhjetorit por të hënën kryeministri Johnsoni shprehu optimizëm në lidhje me bisedimet e Brexit-it pas video-konferencës me presidentin e Komisionit Evropian von der Leyen dhe zyrtarë të tjerë. Të dy palët kanë rënë dakord të bëjnë drejt marrëveshjes, me shpresë ta arrijnë këtë verë.

Jeni japonez u ndryshua pak sepse banka qendrore e mban fort aktivitetin e stimulit shtesë, duke besuar se është bërë mjaft për të krijuar kushte për rimëkëmbje të ekonomisë.

çmimi i arit u rrit pak pasi Rezerva federale e SHBA-së njoftoi të hënën se do t'i blerë bonot korporative, duke shkaktuar shitje e dollarit, e duke e mbështetur metalin e verdhë në të njëjtën kohë.

Indekset e aksioneve amerikane ranë pas valës së re të infeksioneve në Kinë, Japoni dhe shtete federale të SHBA-së, që i trembi investitorët. Megjithatë, aksionet u rritën të hënën pasi Fedi premtoi një serë masash të reja likuiditeti në formë të blerjes së bonove korporative.

Nafta e papërpunuar pati humbje të vogla javën e kaluar, sepse shqetësimet se infeksionet e reja me koronavirusin anembanë botës do të kufizojnë kërkesë për naftë, dhe e ka kapërcyer shpresat lidhur me reduktimin e mëtejshëm të furnizimit të naftës së papërpunuar. Ministri i energjisë i EBA-së deklaroi se çmimi së shpejti do të kthehet në "normalë". Megjithatë, drejtimi i çmimit të naftës do të varet shumë nga raundi i dytë i infeksioneve, që mund t'i detyrojë ekonomitë të mbyllen përsëri.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani