
Euro u dobësua javën e kaluar. Optimizmi ka humbur hovin dhe shkaktoi rënien e EUR/USD. Megjithatë, çifti u rimëkëmb ndjeshëm të hënën dhe të martën sepse oreks për rrezik së bashku me të dhënat shumë e mira nga Gjermani dhe Franca kanë hapur rrugë për rritje të çmimit.
Paundi britanik u dobësua në krahasim me dollarin për shkak të paqëndrueshmërisë së lartë. Banka e Anglisë vendosi të enjten të ofrojë stimul të ri monetar me vlerë prej 100 miliardë paundëve. Shqetësimet lidhur me tregtinë MB-Japoni dhe bllokimi i post-Brexitit kanë bërë presion në paundin.
Jeni japonez lëvizi në një rang të ngushtë këtë javë sepse sentimenti i tregut ndryshonte mes sentimentit kundër rrezikut për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirusin dhe sentimentit ndaj rrezikut për shkak të rihapjes së vendeve.
Çmimi i arit vazhdoi të rritet. Kompanite e mëdha të administrimit të pasurive u thanë klientëve se është kohë për të blerë ar. Përveç kësaj, faktorë kryesorë e zymtë së bahsku me stimulin - miliarda likuiditeti kanë bërë presion pozitiv në çmimi e këtij metali të çmuar.
Indekse e aksioneve të SHBA-së nuk u ndryshuan për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të infeksioneve me koronavirusin që i trembi investitorët, ndërsa bindja e tyre se më e keqja ka kaluar dhe masat stimuluese kanë ofruar mbështetje.
Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit në atë që mund të përcaktohet si rritja organike, kryesisht e lirë nga ndryshimet afatshkurtra të çmimit. Shqetësimet lidhur me rritjen e re e infeksioneve me koronavirusin anembanë botës, e cila mund të pengojë kërkesë për naftën u mbetën mënjanë. Biznesi normal pavarësisht nga rritje e infeksioneve dhe rritja e trafikut në qyteteve të medha anembanë botës ofrojnë një mbështetje të vazhdueshme. Iraku dhe Kazakistani premtuan të zbatojnë angazhimet e tyre lidhur me marrëveshjen e OPEC+ në muaj të ardhshme, ndërisa Banka e Amerikës të premten revizionoi parashikimin e saj lidhur me çmimin e naftës së papërpunuar, i cili tani është në rritje.