CFD-të janë instrumente komplekse dhe vijnë me një rrezik të lartë të humbjes së parave për shkak të levave. 76% e llogarive të investitorëve mund të humbasin paratë kur tregtojnë me kontrata CFD. Duhet të merrni në konsideratë nëse mund të përballoni rrezikun e humbjes së parave tuaja.

Analiza javore

Analiza javore për ndryshimet e CFD's - 27/07/2020 - 31/07/2020

Analiza javore për ndryshimet e CFD's 29/07/2020

29 korrik, 2020
Analiza javore 29/07/2020 Kalendari Ekonomik

Euro u rrit më tej në krahasim me dollarin (e dobësuar). Marrëveshja financiare e fundit e MB-së dhe dollari i ulët vazhduan të shkaktojnë rritje të këtij çmimi monedhash. Të hënën, të dhënat e IFO-së së Gjermanisë u rritën ndjeshëm duke shkaktuar rritje të euros në nivelin më e lartë në 22 muaj.

Dolari u dobësua edhe në krahasim me paundin britanik, sepse optimizmi lidhur me marrëveshje tregtare MB-SHBA kompenson shqetësimet lidhur me Brexit-in.

Jeni japonez u rimëkëmb për shkak të përshkallëzimit të marrëdhënieve të këqija mes SHBA-së dhe Kinës. Përveç kësaj, rritja e numrit të infeksioneve anembanë botës e mbështesin valutën japoneze.

Çmimi i arit e arriti nivelin më e lartë të hënën, i mbështetur nga dobësia e dollarit amerikan për shkak të stimulit masiv qeveritar (dhe shtypjes së dollarit) dhe rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Kinës. Republikanët kanë rënë dakord (mes tyre) të mbështesin paketë stimuluese me vlerë prej 1 trilion dollarë në përpjekje për t'u ndihmuar njerëzve pa punë dhe ekonomisë në vështirësi, por Shtëpia e Demokratëve do paketë prej 3 trilionë dollarësh.

Indekset e bursave amerikane u ndryshuan pak. Sezoni i të ardhurave vazhdon këtë javë dhe Facebook, Amazon, Boeing dhe Apple do t'i publikojnë raportet e tyre tremujore. Rezerva federale do të takohet këtë javë për të diskutuar mbi ndryshimin e matjes së inflacionit, që mund të çojë në gjendje të zgjatur të normave të ulëta të interesit, dhe tregjet e aksioneve mund të përfitojnë nga kjo.

Çmimi i naftës kryesisht nuk u ndryshua. Rënia e dollarit i ndihmoi çmimin e naftës, ndërisa rritja e numrit të infeksioneve e pakësoi ndjenjën e tregtarëve me naftë.

Shpërndajeni me rrjetin tuaj
Të gatshëm për tregtim?Filloni tani